Lutfi Haziri: Në Gjilan bashkohen tre brezat e LDK-së – brezi i rezistencës, i Republikës dhe i Kosovës Evropiane
Haziri falënderon qytetarët për mbështetjen dhe thekson përfshirjen e të rinjve dhe grave në vendimmarrje
Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati për deputet, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në Gjilan po bashkohen tre breza të LDK-së: brezi i politikave të rezistencës, brezi i Republikës dhe brezi i Kosovës Evropiane.

Sipas Hazirit, LDK-ja vazhdon të respektojë maksimalisht veprimtarët dhe kontributin e tyre ndër vite, duke i dhënë njëkohësisht hapësirë brezit të ri në proceset politike dhe vendimmarrëse. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave dhe të rinjve në ndërtimin e politikave të përbashkëta, duke e cilësuar këtë si një model të bashkëpunimit dhe zhvillimit politik.


Haziri shprehu mirënjohje për qytetarët e lagjeve Dheu i Bardhë, Dardania, 2 Korriku, Baja, Qendra dhe Fidanishte, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tij dhe LDK-së. Ai u zotua se do të vazhdojë të mbetet pranë qytetarëve, duke theksuar se besimi i tyre mbetet motivi kryesor i angazhimit të tij politik.


Në mesazhin e tij, Haziri ritheksoi sloganin e LDK-së, “Besë e shpresë për Kosovën”, duke kërkuar mbështetje për kandidatët e subjektit në zgjedhjet e ardhshme.

