Sabri Fejzullahu “Extra” dedikim – uron bashkëshorten Nera për ditëlindje: “Ke mbetë e njëjta dritë edhe pas 40 viteve”
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka uruar publikisht bashkëshorten e tij, Nera, me rastin e ditëlindjes, me një dedikim të veçantë.
“Nera, dashnia ime. Qysh e si me ta uru ditëlindjen? Qysh me të falënderu për dashninë e ndërsjellë mes nesh?
E falënderoj Zotin që edhe pas 40 viteve, ke mbetë e njëjta dritë dhe rreze dielli për mu, o shpirti jem. Edhe 100 vite me mu e me krejt ata që të duam. Lali yt”, ka shkruar Fejzullahu.
Çifti Fejzullahu janë së bashku prej më shumë se katër dekadash.
