Ndërron jetë dhe varroset juristi Fatmir Ramush Mehmeti në Gjilan
Me pikëllim të thellë është bërë e ditur se më 27 prill 2026 ka ndërruar jetë juristi Fatmir Ramush Mehmeti, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Sipas njoftimit të familjes, i ndjeri u varros po sot (e hënë) në varrezat e qytetit në Gjilan, pas faljes së namazit të drekës.
Familja Mehmeti, përmes njoftimit mortor, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre, duke bërë të ditur se e pamja do të mbahet nga data 28 prill deri më 30 prill, nga ora 09:00 deri në 17:00, në restorantin “Parajsa”.
Të pikëlluar, familjarët kanë pranuar ngushëllime nga të afërm, miq dhe dashamirë, të cilët po ndajnë dhimbjen për këtë humbje.
