“Ishulli i Piratit”: Tifozët e Mallorcës e nderojnë Muriqin me koreografi
Mallorca po i bën konak Valencias në “Son Moix” këtë të martë, në ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.
Në këtë ndeshje po luan edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mbronë ngjyrat e fanellës së Mallorcës.
Para nisjes së ndeshjes, Muriqi është nderuar nga tifozët e klubit të tij.
Përkrahësit e Mallorcës shpalosën një koreografi, me fytyrën e Vedat Muriqit, dhe me një mbishkrim të veçantë.
“Ishulli i Piratit” shkruhej në atë koreografi ose “Isla Pirata” në spanjollisht.
Muriqi këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Mallorcës, duke shënuar 21 gola në La Liga këtë edicion, me vetëm Kylian Mbappen që ka më shumë se ai (23).
Ai së fundmi u bë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës në La Liga, duke e kaluar legjendën e klubit, Samuel Eto’o.
