Vazhdon projekti për trajtimin e qenve endacak në Kamenicë
Komuna e Kamenicës po vazhdon me zbatimin e projektit për trajtimin e qenve endacak, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe rritjen e sigurisë publike.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin me ekipet e kontraktuara, duke mos penguar punën e tyre dhe duke kontribuar në kapjen dhe lirimin e qenve endacak.
Ky projekt synon ofrimin e kujdesit të nevojshëm dhe trajtimin e vazhdueshëm të tyre.
