Tregu i Gjelbër në Zhegër menaxhohet dhe mirëmbahet nga NPL “Tregu” Sh.A
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të NPL “Tregu” Sh.A, Tregu i Gjelbër në fshatin Zhegër vazhdon të menaxhohet dhe mirëmbahet nga kjo ndërmarrje publike lokale.
Kjo hapësirë konsiderohet e rëndësishme për komunitetin dhe për aktivitetin e përditshëm të tregtarëve dhe qytetarëve të zonës.


Në njoftim theksohet se përmes angazhimit të vazhdueshëm të stafit, ndërmarrja kujdeset që tregu të jetë funksional, i pastër dhe i rregulluar për të gjithë ata që e frekuentojnë.
“Nëpërmjet punës së vazhdueshme të kolegëve tanë, ne kujdesemi që kjo hapësirë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe tregtarëve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e NPL “Tregu” Sh.A.


Ndërkohë, nga kjo hapësirë janë publikuar edhe disa pamje që tregojnë gjendjen dhe organizimin e tregut në Zhegër.

