Kamenicë: Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”
Në kuadër të manifestimit tradicional Epopeja e UÇK-së, janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.
Në këto homazhe morën pjesë kryetari i Komuna e Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Kamenicë, Milaim Limoni, përfaqësues të Policia e Kosovës dhe të Forca e Sigurisë së Kosovës, drejtorë të drejtorive komunale dhe familjarë të dëshmorëve.

Me këtë rast, të pranishmit nderuan dhe përkujtuan sakrificën e dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Kryetari Rahimaj theksoi se gjaku i dëshmorëve mbetet themeli i lirisë që gëzon sot vendi. Sipas tij, sakrifica e tyre është gjithashtu një udhërrëfyes për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.
