Aksident mes dy veturave në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, pesë të lënduar
Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, në afërsi të fshatit Ranillug.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.Njësitet e trafikut rajonal nga Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, tha Hashanoi.
“Ju njoftoj se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën magjistrale Gjilan – Kamenicë, afër fshatit Ranillug. Aksidenti ka ndodhë në mes të dy veturave civile. Sipas hetimeve të para pesw persona janë lënduar lehtë si pasojë e aksidentit. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
