Friday 17 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia vlen më kjo pozitë?

Gërvalla në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan: Marrëveshja me Danimarkën rrit përgjegjësinë për sistemin korrektues

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, Afrim Cana, priti një delegacion nga Danimarka

Parashikimi i motit për të enjten, 16 prill 2026

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë

Paralajmëron alergologia Ahmetaj: Personat që janë alergji në bimë, nuk guxojnë të marrin çajra bimore

Në SHFMU “Hanumshahe dhe Tefik Zymberi” në Pasjak shënohet Dita e Shkollës

Petrit Ajeti në krye të AKI-së edhe për një mandat të ri pesëvjeçar

 Konferencë ndërkombëtare në Bolonjë për Arbëreshët e Italisë, pjesëmarrës edhe studiues nga Kosova
Arte tjera Kulturë Kuriozitete Lajme Letërsi

Konferencë ndërkombëtare në Bolonjë për Arbëreshët e Italisë, pjesëmarrës edhe studiues nga Kosova

23 February 2026 0 Comment 4 min read

AA

Në Alma Mater Studiorum – Universiteti i Bolonjës, universiteti më i vjetër në Evropë (1088), u mbajt konferenca ndërkombëtare shkencore me temë “Gli Arbëreshë d’Italia – Una civiltà tra le due sponde dell’Adriatico / Arbëreshët e Italisë – Një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut”.

Konferenca mblodhi studiues nga Italia dhe vendet e Ballkanit, me fokus në historinë, gjuhën, kulturën dhe identitetin e komunitetit arbëresh, i cili prej shekujsh ruan trashëgiminë shqiptare në jug të Italisë.

Nga Universiteti i Prishtinës dhe institucionet përkatëse akademike, në këtë konferencë morën pjesë me kumtesa studiues nga Dega e Gjuhësisë: Naim Berisha, Sejdi Gashi, Afërdita Abdullahu dhe Faton Krasniqi.

Gjatë prezantimeve të tyre, studiuesit trajtuan aspekte të ndryshme të zhvillimit historik dhe gjuhësor të arbëreshëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së variantit arbëresh të shqipes si pjesë e trashëgimisë kulturore mbarëkombëtare.

Në një deklaratë gjatë punimeve të konferencës, prof. Naim Berisha theksoi se studimet mbi arbëreshët nuk kanë vetëm vlerë historike, por edhe aktuale, pasi “ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë përbën një model të qëndrueshmërisë kulturore në Evropë”.

Ndërkaq, prof. asoc. Sejdi Gashi u ndal te dimensioni krahasues i studimeve gjuhësore, duke vënë në dukje se “analiza e elementeve arkaike të shqipes në të folmet arbëreshe ndihmon në ndriçimin e fazave të hershme të zhvillimit të gjuhës shqipe”.

Edhe studiuesit Afërdita Abdullahu dhe Faton Krasniqi theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe të projekteve të përbashkëta kërkimore mes institucioneve shqiptare dhe italiane, me synim dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe.

Konferenca u zhvillua në ambientet historike të Palazzo Marescotti, duke shërbyer si platformë shkëmbimi akademik dhe dialogu ndërkulturor mes studiuesve të dy brigjeve të Adriatikut.

Pjesëmarrja e studiuesve nga Kosova në këtë ngjarje ndërkombëtare vlerësohet si kontribut në thellimin e bashkëpunimit shkencor dhe në promovimin e studimeve albanologjike në arenën evropiane.

Share This:

Tags: Arbreshet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti”

16 April 2026
Lajme

Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia

16 April 2026
Lajme

Gërvalla në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan:

16 April 2026
Lajme

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, Afrim Cana,

16 April 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Video e rrallë e Aleksandër Stipçeviqit duke

17 July 2023

Aleksandër Stipçeviq lindi në Arbënesh të Zarës në Kroaci më 1930. Ai rrjedh nga

Lajme

Civita, fshati arbëresh në Itali që po

19 May 2023

I themeluar në shekullin XV, Civita cilësohet si një nga fshatrat më të bukur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.