Gjest aspak i mirë nga tifozët e KB Vëllaznimit, thyejnë ulëset dhe i hedhin në drejtim të kundërshtarëve
Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes KB Rahovecit dhe KB Vëllaznimit, e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.
Tifozët mysafir nga Gjakova, të cilët kishin udhëtuar për të përkrahur skuadrën e tyre, kanë shkaktuar telashe në palestrën “Mizahir Isma”.
Ata kanë thyer disa ulëse të tribunave dhe duke i hedhur ato në drejtim të tifozëve vendas.
Si pasojë e hedhjes së gjësendeve në fushë dhe drejt tribunave të kundërshtarëve, situata u tensionua, ndërsa policia u detyrua të ndërhyjë. Për shkak të sjelljeve të dhunshme, tifozët mysafir u larguan nga palestra për të garantuar rendin dhe sigurinë.
