Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda dy ditësh
Avokati i njohur, Taulant Hodaj do të jetë kandidat për president të Federatës së Futbollit të Kosovës. Burime të afërta me Hodajn i kanë thënë për media se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të ndodhë brenda dy ditësh.
Taulant Hodaj për një periudhë ka shërbyer si ushtrues detyre i sekretarit gjeneral të Federatës së Futbollit të Kosovës. Hodaj do ta rivalizojë presidentin aktual të FFK-së, Agim Ademin, të cilin dikur e kishte bashkëpuntor të ngushtë në këtë institucion.
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është paraparë të mbahet më 5 shkurt, megjithatë pa u harmonizuar statuti ky kuvend ose mund të shtyhet ose mund të shpallet i pavlefshëm nga Ministria e Sportit.
