Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Ploiestit në Rumani

Shkruan: Timo Merkuri – POEZIA QË KËRKON MIKUN

 Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2026” – “Sytë e Ujkut”: një reflektim teatror mbi stigmatizimin shoqëror
Kulturë Lajme Teatër

Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2026” – “Sytë e Ujkut”: një reflektim teatror mbi stigmatizimin shoqëror

26 January 2026 0 Comment 6 min read

AA

Në natën e dytë të festivalit të dramës “Talia e Flakës” në Gjilan, publiku ndoqi shfaqjen “Sytë e Ujkut”, një produksion i Teatrit Eksperimental që vepron në kuadër të OJQ-së “Integra”.

Shfaqja trajton me ndjeshmëri dhe thellësi stigmatizimin shoqëror në Kosovën e pasluftës, duke sjellë një rrëfim të fuqishëm mbi traumën, heshtjen dhe pasojat e konfliktit mbi familjet dhe individët.

Ekipi artistik përbëhet nga: autore Doruntina Basha, regjisor Kushtrim Koliqi, dhe aktorët: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli e Albina Krasniqi, të cilët i kanë dhënë jetë një historie të ndjeshme dhe sfiduese, duke portretizuar tri breza grash dhe marrëdhëniet e tyre komplekse me një botë të dhimbshme.

Qysh në prolog, publiku orientohet drejt vendit të ngjarjes përmes figurës së gjyshes, e cila shfaqet në karrocë invalidore, e prekur nga sëmundje ortopedike. Ajo udhëheq publikun drejt shtëpisë së largët malore, lart mbi një fshat të vogël, ku jetojnë gjyshja, nëna dhe vajza e vogël.

Ky prolog simbolik krijon një mikrokozmos të mbyllur, ku trauma, izolimi dhe kujtesa e dhimbshme ndërthuren në një hapësirë skenike që nuk është vetëm gjeografike, por edhe mendore dhe emocionale.

Pas prologut, bie në sy qetësia absolute e gjyshes, ndërsa nëna zhvillon rutinën e përditshme, e veshur me rroba pune, duke ndërtuar paralelisht “mure” komunikimi me vajzën dhe duke u tërhequr në botën e saj të mbyllur.

Kjo bën që publiku të përceptojë heshtjen dhe izolimin e brendshëm si pjesë integrale të rrëfimit, duke reflektuar botën e brendshme të nënës, që Molieri do ta kishte quajtur “mizantropi” – personazh i mbyllur në vetvete dhe i tërhequr nga një realitet i dhunshëm dhe i dhimbshëm.

Vajza e vogël, duke hyrë në pubertet, ngre tensionin emocional dhe frikën se e vërteta rreth lindjes së saj mund të zbulohet, duke thelluar atmosferën e dhimbjes dhe stigmatizimit familjar.
Skenografia modeste, por funksionale, mbështet veprimet skenike dhe krijon një tablo të mbyllur emocionalisht, ku trauma dhe heshtja ndër breza bëhen të prekshme. Muzika, e integruar në formën e këngëve të traditës që i këndon nusja, shërben si mjet shprehjeje dhe si mënyrë për të mbizotëruar dhimbjen që rëndon shpirtërisht personazhet.
Një vlerë e veçantë e shfaqjes është rrjedhshmëria dramaturgjike: prologu, thurja e konfliktit, kulminacioni dhe epilogu janë të ndërtuara me kujdes dhe harmonizim të ritmit.

Regjisori Kushtrim Koliqi, ka dëshmuar përkushtim dhe afinitet për të mbajtur publikun të vëmendshëm deri në momentin final, kur dhunuesi rikthehet në ish-kasollen, tashmë të riparuar dhe zgjeruar, duke u përballur me pasojat e veprimeve të tij.

Shfaqja u përcoll me diskutime dhe vlerësime nga publiku, kryesisht pjesëtarë të jetës publike dhe artistike. Opinione të ndryshme varionin nga kritika e matur deri te miratimi për qasjen regjisoriale dhe trajtimin e temës. Ky diskutim pas-shfaqjes e konfirmoi rolin e festivalit si hapësirë dialogu dhe shkëmbimi mendimesh për artin skenik.

Pa dyshim, festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës” ka një rëndësi të veçantë për artistët dhe krijuesit shqiptarë, pasi për shumë vite është shndërruar në një “vulë identiteti artistik”, që reflekton nivelin e lartë të veprave dramatike, seriozitetin e shfaqjeve dhe përmbajtjen artistike të teatrove nga gjithë hapësira shqiptare.

Ai sjell një platformë serioze dhe të respektuar për promovimin e krijimtarisë teatrale dhe zhvillimin profesional të artistëve.

Festivali, do të vazhdojë edhe në netët në vijim, ku publiku artdashës gjilanas dhe vizitorë nga qytete të tjera do të kenë mundësi të ndjekin tri shfaqje të radhës sipas kalendarit të paraparë, nga Teatri i Ferizajt, Teatri i Gjilanit dhe Teatri Kombëtar i Kosovës, duke kompletuar programin e këtij edicioni teatror dhe duke ofruar një panoramë të pasur të teatrit shqip.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
Futboll

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”,

26 July 2026
Kulturë

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026

Edhe pse numri i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me

Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026

Pas një përmirësimi të shkurtër të motit gjatë fundjavës dhe ngritjes së temperaturave, të

Futboll Lajme Sport

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”,

26 July 2026

Turneu Masiv “Rogana 2026” ka ulur siparin pas një edicioni të jashtëzakonshëm, duke kurorëzuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.