Saturday 25 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës “Mes gurësh përkunden ëndrrat”

Gjilan: U mbajt Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe

KV Drita shpallet kampione në kategorinë U18 pas fitores bindëse në finale

Haziri: LDK më unike se kurrë, mobilizim në Gjilan për rikthimin në qeverisje

Nga shembulli individual te përgjegjësia kolektive: historia frymëzuese e Musa Hysenit në Gjilan

Gjilan: Sekuestrohen 5 mijë euro dhe armë pas aksionit kundër fajdesë, një i arrestuar

Ish Presidentja, Vjosa Osmani: Ratifikimi i marrëveshjes për Bordin e Paqes, moment historik për Kosovën

Gjilan: Drejtori, Enver Shabani: Mirëmbajtja e lumenjve, element kyç në mbrojtjen e jetës dhe pronës

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja – Kryeministri Albin Kurti: “Vepra e tij nis sot një

Kryetari Hyseni, premton mbështetje për universitetin drejt ngritjes së cilësisë akademike

 Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Lajme

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

25 January 2026 0 Comment 6 min read

AA

Avdullah Hoti ka njoftuar se do të kërkojë besimin e delegatëve për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës në Kuvendin e LDK-së që do të mbahet më 31 janar 2026, pas dorëheqjes së kryetarit Lumir Abdixhiku për shkak të rezultatit zgjedhor.

Në një postim në Facebook, Hoti ka falënderuar strukturat drejtuese dhe anëtarësinë e LDK-së për përkushtimin e treguar ndër vite.

Ai është zotuar për një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me Statutin, duke theksuar meritën, integritetin dhe rolin e grave e të rinjve.

Hoti ka deklaruar se synon ringritjen politike dhe organizative të LDK-së dhe rikthimin e saj si forcë kryesore qeverisëse në Kosovë.

“Zotohem se askush nuk do të mbetet në margjina. Se do të ndërtojmë një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese. Një LDK ku avancimi bazohet në meritë, integritet dhe përkushtim; ku profesionistët, gratë dhe të rinjtë e gjejnë hapësirën që u takon; dhe ku energjia e re bashkohet me përvojën për ta kthyer LDK-në në alternativën kryesore qeverisëse të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të LDK-së,

Të nderuara struktura të degëve, nëndegëve, të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë,

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe të Kryesisë së LDK-së,

Të nderuar delegatë të Kuvendit të LDK-së,

Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, falënderoj të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së për përkushtimin në udhëheqjen e LDK-së në pesë vitet e fundit: Kryetarin Abdixhiku, kolegët e Kryesisë, të degëve e nëndegëve dhe forumet anekënd Kosovës. Mirënjohja ime e thellë shkon, para së gjithash, për anëtarësinë besnike të LDK-së — shtyllën mbi të cilën kjo parti ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë.

Në këtë moment vendimtar për LDK-në dhe për Kosovën, unë zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë. Zotohem të udhëheq një proces tërësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me Statutin, ku secili anëtar, çdo degë dhe çdo forum ka zë dhe rol aktiv në ringritjen e LDK-së dhe në vendimet që marrim si shtëpi politike e demokracisë.

Zotohem se askush nuk do të mbetet në margjina. Se do të ndërtojmë një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese. Një LDK ku avancimi bazohet në meritë, integritet dhe përkushtim; ku profesionistët, gratë dhe të rinjtë e gjejnë hapësirën që u takon; dhe ku energjia e re bashkohet me përvojën për ta kthyer LDK-në në alternativën kryesore qeverisëse të Republikës së Kosovës.

Jam thellësisht i bindur se potenciali i LDK-së është shumë më i madh. Është koha që këtë potencial ta çlirojmë dhe ta kanalizojmë për ta kthyer LDK-në në forcën politike kryesore në Republikën e Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe të interesit shtetëror.

Të gjithë së bashku do t’i rikthejmë dhe forcojmë vlerat tona themeltare: demokracinë e brendshme, guximin politik për të marrë përgjegjësi, vizionin shtetformues dhe orientimin e palëkundur euro-atlantik. Këto vlera nuk janë kujtim i një të kaluare të lavdishme — ato janë të domosdoshme për të ardhmen tonë. Vetëm duke u kthyer tek to, me vendosmëri dhe unitet, do ta rikthejmë LDK-në në ballë të proceseve demokratike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ky është momenti për bashkim. Për maturi. Për guxim politik. Për një fillim të ri që ndërtohet mbi parime, besim dhe vizion.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Share This:

Tags: Abdullah Hoti Hoti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Përurohet libri më i ri poetik i

25 April 2026
Lajme

Gjilan: U mbajt Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës

25 April 2026
Lajme

KV Drita shpallet kampione në kategorinë U18

25 April 2026
Lajme

Haziri: LDK më unike se kurrë, mobilizim

25 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Dita e të zhdukurve, Hoti: Janë gjetur

29 August 2025

Sot dhe nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë në Kosovë. Komisioni

Lajme

Hoti flet për raportin e Bankës Botërore

11 April 2023

Rritja ekonomike mbi 10 për qind e ekonomisë së Kosovës në vitin 2021 po

Lajme

Hoti i reagon Muratit: Kur nuk rriten

29 March 2023

Dje Ministri i Financave Hekuran Murati, me pompozitet shkroi se financat e shtetit janë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.