Pastrohet shtrati i lumit të Kufcës/ Kryetari Hyseni, kërkon nga qytetarët që mos të ndotin mjedisin
Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjëve në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të vërshimeve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në vazhdën e angazhimit për një Gjilan më të pastër, si dhe për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet, po vazhdon pastrimi i kanalit të Kufcës, në fshatin Kufcë e Poshtme.

I pari i Gjilanit, tregon se me një gjatësi 800 metra, ky kanal që e kanë hapur gjatë mandatit të parë, e që shumë shpesh, e sidomos gjatë reshjeve është bërë problematike për banorët, tani po merr pamje tjetër.
“Do të vazhdojmë bashkë të angazhohemi që çdo pjesë e komunës sonë të jetë e pastër dhe e gjelbër, andaj ju bëjmë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos ndotin ambientin”, tha Alban Hyseni.

