Shorti i play-off-eve të Ligës së Kampionëve: Data, ora dhe si funksionon
Faza e ligës e Ligës së Kampionëve po afron drejt fundit, dhe klubet që do të kualifikohen për play-off-in e eliminimit direkt do të mësojnë kundërshtarët e tyre në fund të muajit.
Vetëm tetë ekipet e para në renditjen e Ligës së Kampionëve do të sigurojnë një vend të drejtpërdrejtë në 1/8 e finales, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 9 deri në të 24 do të duhet të kalojnë përmes eliminimit direkt të play-offit, duke luajtur dy ndeshje shtesë evropiane.
Tërheqja e shortit për për play-off zhvillohet më 30 janar 2026, ora 12:00.
Si funksionon shorti
Sipas UEFA-s, ndeshjet e play-offit përcaktohen sipas rregullave të mëposhtme
- Klubet ndahen në katër çifte të “të favorizuara” (vendet 9–10, 11–12, 13–14 dhe 15–16) dhe katër çifte të “pafavorizuara” (vendet 17–18, 19–20, 21–22 dhe 23–24).
- Çiftet “e favorizuara” do të përballen me çiftet “e pa favorizuara” sipas sistemit: 9/10 kundër 23/24, 11/12 kundër 21/22, 13/14 kundër 19/20 dhe 15/16 kundër 17/18.
- Klubet nga e njëjta federatë mund të përballen edhe në këtë fazë, që do të mundësojë derbi lokal ose përballje mes ekipeve që janë takuar më parë në fazën e grupeve.
Datat e ndeshjeve të play-offit i
- Ndeshjet e para: 17/18 shkurt 2026
- Ndeshjet e kthimit: 24/25 shkurt 2026
Ekipet që kalojnë shortin do të përparojnë në 1/8 e finales, ku tërheqja e shortit do të zhvillohet më 27 shkurt 2026.
Kalendari i Ligës së Kampionëve 2025/26
- 1/8 e finales: 10/11 & 17/18 mars 2026
- Çerekfinalet: 7/8 & 14/15 prill 2026
- Gjysmëfinalet: 28/29 prill & 5/6 maj 2026
- Finalja: 30 maj 2026, Budapest

