Wednesday 22 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Timo Merkuri – POEZIA QË KËRKON MIKUN

Alarm për stuhi në Kosovë: Ministria apelon të shmangen lëvizjet e panevojshme

Paralajmërim për stuhi të forta në Kosovë, IHMK aktivizon nivelin portokalli

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Vaksina për parandalimin e kancerit të pankreasit, rezultatet premtuese

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

 UKZ dhe IKKL formalizojnë bashkëpunimin përmes Memorandumit të Mirëkuptimit
Ekonomi Featured Lajme Librari

UKZ dhe IKKL formalizojnë bashkëpunimin përmes Memorandumit të Mirëkuptimit

20 January 2026 0 Comment 6 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me synim thellimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, hulumtimit shkencor, dokumentimit historik dhe ndërgjegjësimit shoqëror lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Atdhe Hetemi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim krijimin e një platforme të përbashkët për zhvillimin e projekteve edukative, shkencore dhe humanitare, si dhe organizimin e konferencave, seminareve, tryezave të diskutimit, punëtorive dhe aktiviteteve të tjera akademike që trajtojnë çështjet e krimeve të luftës, pasojat e tyre dhe proceset e ballafaqimit me të kaluarën në proceset që lidhen me dokumentimin dhe analizimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Në kuadër të Memorandumit, do të ketë bashkëpunim të ndërsjellë në planifikimin dhe zbatimin e programeve edukative që ndërlidhen me historinë, dokumentimin dhe analizimin e krimeve të luftës në Kosovë. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet ndarjes së burimeve dhe përvojave profesionale, përfshirë ekspertizën e stafit akademik, përfshirjen aktive të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në projekte hulumtuese, si dhe qasjen në bibliotekat dhe arkivat e Institutit për qëllime studimore dhe shkencore.

Po ashtu, marrëveshja parasheh organizimin e aktiviteteve të përbashkëta edukative dhe shkencore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi krimet e luftës dhe pasojat e tyre afatgjata, si dhe zhvillimin e iniciativave për bashkëpunim ndërkombëtar me institucione dhe organizata rajonale e ndërkombëtare që veprojnë në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe të drejtave të njeriut.

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi se ky bashkëpunim është në përputhje me misionin akademik dhe shoqëror të universitetit, duke theksuar rolin e arsimit të lartë në trajtimin e çështjeve me rëndësi kombëtare dhe shoqërore

“Ky Memorandum krijon mundësi konkrete për zhvillimin e studimeve serioze akademike në fusha me rëndësi të veçantë shoqërore dhe kombëtare, duke fuqizuar rolin e universitetit në edukimin e brezave të rinj dhe në ruajtjen e së vërtetës historike,” u shpreh Rektori Dërmaku.

Ndërkaq, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Prof. Dr. Atdhe Hetemi, vlerësoi se bashkëpunimi me UKZ-në do të kontribuojë në fuqizimin e mandatit të Institutit.

“Përmes këtij bashkëpunimi synojmë të ndërtojmë ura të qëndrueshme mes punës kërkimore të Institutit dhe arsimit universitar, duke krijuar hapësirë për përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik në trajtimin shkencor të pesë kategorive të krimeve që përbëjnë mandatin tonë ligjor,” theksoi Prof. Dr. Hetemi.

Te dyja palët thanë se ky bashkëpunim është një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes mes institucioneve akademike dhe atyre kërkimore shtetërore, duke kontribuar në avancimin e dijes, drejtësisë dhe ndërgjegjësimit shoqëror dhe proceseve të ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Shkruan: Timo Merkuri – POEZIA QË KËRKON

21 July 2026
Futboll

Drita barazon në Maltë

21 July 2026
Lajme

Alarm për stuhi në Kosovë: Ministria apelon

21 July 2026
Futboll

FIFA publikon renditjen e re, Kosova mbetet

21 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e 122-të, mbajtur  më datë 22 prill 2024, 

Lajme

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ProCoders Center

14 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ProCoders Center,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.