Dhunë në familje në Ranillug, djali sulmon prindërit, përfundon në ndalim 48-orësh
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në komunën e Ranillugut, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Burimet bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 19. 01. 2026, rreth orës 23:30, në fshatin Gllogovc-Ranilug, ndërsa Policia ka marrë informatën më 20. 01. 2026, rreth orës 00:30.
Sipas informacioneve, patrulla policore gjatë patrullimit ka pranuar informatën nga ankuesi V. J rreth 64 vjeç, i cili ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij S. J. rreth 38 vjeç.
Ankuesi ka deklaruar se i dyshuari fillimisht e kishte sulmuar nënën e tij, V. J. rreth 61 vjeç, duke i shkaktuar lëndime në kokë, e më pas ka sulmuar edhe babain e tij, duke i shkaktuar disa gërvishtje në fytyrë.
