Mos bini pre e mashtrimeve! Foto dhe video të ngjashme, janë të krijuara me AI
Po qarkullon lajmi në rrjete sociale ku është paraqitur një fotografi që paraqet temperatura shumë të ulëta dhe mot i ftohtë që ka përfshirë pjesë të Polit të Verior dhe një pjesë të Rusisë.
Në fakt bëhet fjalë për mashtrim optik, gjegjësisht foto të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.
Meteo Kosova:
Mos bini pre e mashtrimeve![]()
Kjo foto që po qarkullon, kinse e realizuar në Kamchatka (Rusi), ashtu si edhe shumë foto dhe video të tjera të ngjashme, janë të krijuara me AI (Inteligjencë Artificiale).
Këto shpërndahen vetëm për klikime/pëlqime!
