Monday 2 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova (VIDEO)

Jasir Asani nga Irani: Jam mirë, shpresoj për paqe

“Kosova e Para” – Thirrja e Faton Bislimit për maturi politike dhe stabilitet institucional

Dy gola spektakularë në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Drita ndajnë pikët

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi port

Të hënën pritet që BE-ja të heqë përfundimisht të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së mblidhet sot, në fokus çështja e Presidentit

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pret Drenicën, derbi në

Përleshje me thika në Gjilan, 7 të përfshirë – rasti cilësohet “Vrasje në tentativë”

Një jetë në shërbim të dijes – Shaban Hasan Rexhepi pensionohet në 65-vjetorin e lindjes

 Kiev: Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me Urdhrin e Lartë Shtetëror
Lajme

Kiev: Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me Urdhrin e Lartë Shtetëror

15 January 2026 0 Comment 5 min read

AA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dekoratën e Urdhrit të Princeshës Olga, e Klasit të Parë.

Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Spiropali theksoi në një mesazh se “e pranova Urdhrin e Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre.”

“Sot, në Kiev, me përulësi dhe një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, pranova Urdhrin Princeshë Olga, Klasi I, akorduar dhe dorëzuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky. E pranova këtë Urdhër të Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre. Ukraina është sot fushëbeteja jo vetëm e luftës, por edhe e ndërgjegjes sonë kolektive. Aty, do të shkruhet nëse e ardhmja do të jetë e diktuar nga frika apo nga vlerat. Dhe kam bindjen, sot edhe një herë më shumë, që e ardhmja, ashtu siç ka thënë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, nuk do të shkruhet nga forca e armëve, por nga forca e njerëzve dhe vlerave të tyre”, deklaroi Spiropali.

Në takimin e posaçëm që pasoi ceremoninë e dekorimit, Presidenti Zelensky e vuri theksin te qëndrimet e qarta dhe të principta të Qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Ai falenderoi Spiropalin për kontributin e saj aktiv përkrah kauzës së Ukrainës.

Më herët, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas Andrii Sybiha, ku deklaroi se “një paqe e drejtë për Ukrainën, do të thotë garanci sigurie; do të thotë që të burgosurit të kthehen në shtëpi, krimet e luftës të hetohen dhe të ndiqen penalisht, dhe agresori të mbahet përgjegjës.”

Spiropali shtoi se “Shqipëria ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, ka mirëpritur refugjatët dhe ka kontribuar në mbështetje ushtarake në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët e BE-së.”

Në vizitë, u riafirmua vizioni i përbashkët për Integrimin Evropian si një faktor kyç për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Evropë.

Spiropali shprehu gatishmërinë për të mbështetur reciprokisht aspiratat e Integrimit Europian të Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë.

Share This:

Tags: Elisa Spiropli Kiev Zelensky
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Spalletti lavdëron yllin e Kosovës: Edon Zhegrova

2 March 2026
Futboll

Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova

1 March 2026
Futboll

Jasir Asani nga Irani: Jam mirë, shpresoj

1 March 2026
Lajme

“Kosova e Para” – Thirrja e Faton

1 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi

14 December 2025

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake

Uncategorised

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për

16 August 2025

Këshilli Evropian ka publikuar një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel

Lajme

Zelensky: Patëm bisedë të gjatë e thelbësore

16 August 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka pasur një “bisedë të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.