Tashmë është zyrtare, Majkëll Kerrik kthehet te Mançester Junajtid si trajner i përkohshëm
Nuk ka më dyshime, Majkëll Kerrik, kthehet te Mançester Junajtid si trajner i përkohshëm deri në qershor.
Legjenda e këtij klubi, rikthehet për herë të dytë në këtë pozitë pas 5 vitesh ku do të zëvëndësojë trajnerin e larguar, Ruben Amorim.

Steve Holand, Xhonathan Udgejt, Xhoni Evans dhe Travis Binion janë të gjithë pjesë e stafit të Kerrik.
Ndërkohë Darren Fletçer zgjodhi të rikthehej te skuadra nën-18 vjeç. Ai do të ketë një test të vërtetë, pasi që ndeshja e tij e parë si trajner i Junajtid do të jetë derbi ndaj Sitit.
