Sot, temperaturat më të ulta deri -10 gradë Celsius!
Të martën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Në pjesën e parë të ditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-54 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme gjatë ditës, me minimale që do të lëvizin prej -10 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. /MeteoKosova/
