Thursday 22 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E RIKTHIMIT TË MADH TË LDK-SË”

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën e Gjilanit

EKSKLUZIVE: AGIM AGUSHI SËRISH NË HISTORI!

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE TË UKZ-SË: DIALOGU DHE BASHKËPUNIMI THELBËSOR PËR CILËSINË

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

KAMENICË: AKSION PËR VJELJEN E MOLLËVE ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE ME MËSIM TËRËDITOR

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e tetë e Morbiditetit dhe Mortalitetit.

TETORI ROZË NË GJILAN: “PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË”

 Në përvjetorin e rënies nderohen Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha
Lajme

Në përvjetorin e rënies nderohen Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha

12 January 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në përvjetorin e 42-të të rënies heroike të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, dy nga figurat më të shquara të qëndresës kombëtare shqiptare dhe të përpjekjeve për liri, në Gjilan u organizuan një sërë aktivitetesh përkujtimore në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” 2026.

Aktivitetet nisën me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, qytetarë dhe delegacione të ndryshme. Në mesin e tyre ishte edhe delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i shoqëruar nga prorektorët, dekanët dhe stafi akademik e administrativ i universitetit.

Delegacioni i UKZ vendosi buqeta lulesh dhe bëri nderime para veprës dhe sakrificës së heronjve, duke kujtuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas homazheve, ata vizituan edhe lapidarët e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në qytetin e Gjilanit, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe transmetimit të vlerave kombëtare te brezat e rinj.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve përkujtimore, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe ekipi i tij bënë homazhe edhe te varri i Ilmi Ramadanit, bashkëveprimtar dhe bashkëudhëtar i lirisë i Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, anëtar i Këshillit Themelues të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Këtë vit, përvjetori i rënies së heronjve u shënua pa praninë fizike të Ilmi Ramadanit, por me kujtimin dhe respektin e përhershëm për kontributin e tij në lëvizjen ilegale, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në institucionet e vendit pas çlirimit.

Me këtë rast, u theksua se Ilmi Ramadani ishte një figurë e përkushtuar e rezistencës, i cili deri në fund të jetës së tij mbeti i lidhur me idealet e lirisë dhe me kujtimin e shokëve të tij të rënë. Ndarja e tij nga jeta e bën këtë përvjetor edhe më të ndjerë, duke rikujtuar se brezi i veprimtarëve të hershëm po na lë trashëgimi të çmuar historike dhe morale.

Delegacioni i UKZ-së zhvilloi po ashtu vizita edhe në familjet e dëshmorëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Gjatë këtyre vizitave, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku shprehu mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të heronjve, duke theksuar se vepra e tyre mbetet një udhërrëfyes i përhershëm për rininë dhe për institucionet e vendit.

“Rexhep Malaj, Nuhi Berisha dhe bashkëveprimtarët e tyre, përfshirë edhe Ilmi Ramadanin, përfaqësojnë një brez që i dha gjithçka lirisë së vendit. Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë të kultivojë vlerat e atdhedashurisë, sakrificës dhe përgjegjësisë qytetare, duke i përcjellë këto vlera te studentët tanë,” u shpreh Rektori Dërmaku.

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme përkujtimore, që përmes aktiviteteve kulturore, akademike, mban gjallë kujtimin e figurave emblematike të rezistencës shqiptare dhe forcon ndërgjegjen historike në shoqëri.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E

21 October 2026
Lajme

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin

21 October 2026
Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin

21 October 2026
Lajme

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën

21 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE

21 October 2026

Gjilan, 20 Tetor 2026 – Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj.

Lajme

UKZ pjesë e punëtorisë për thellimin e

15 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”  ka marrur pjesë në seminarin ndërkombëtar “TCA – Western Balkans

Lajme

UKZ – Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues

14 October 2026

Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues në UKZ – Afati plotësues për vitin akademik 2026/2027

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.