Futbollisti i FC Prishtina, Diar Halili huazohet te KF Tirana
Lojtari defansiv i Prishtinës, Diar Halili është huazuar me marrëvehsje të ndërsjellë te Klubi i Futbollit Tirana.
Në këtë mënyrë Halili do të kalojë tërë pjesën pranverore të edicionit garues 2025/2026 te skuadra e Tiranes.
“Futbollisti ynë, Diar Halili, do ta vazhdojë pjesën pranverore të sezonit 2025/26 te KF Tirana, pas arritjes së marrëveshjes për huazimin e tij. Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit”, thuhet në njoftimin e Klubit Prishtina, duke i uruar Diarit shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje pozitive në Tiranë.
Kujtojmë që në kryeqytetin shqiptar, Tiranë e gjetiu, Halili është i njohur në kuloare futbollistike dhe mjedise futbolldashësish pasi ka kaluar një pjesë të edukimit të tij paraprak dhe zhvillimit të tij si futbollist i grupmoshave në akademinë “Loro Borici”.
