Tuesday 21 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Vaksina për parandalimin e kancerit të pankreasit, rezultatet premtuese

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

 Gafat e Nëntorit – Tulipanët dhe Haga
Opinione

Gafat e Nëntorit – Tulipanët dhe Haga

6 December 2025 0 Comment 11 min read

AA

Nëntori, muaji i flamurit, i kryengritjeve dhe i gjakut të shenjtë, duhej të ishte periudha ku kombi përkulet para sakrificave.

Por vit pas viti, në vend të solemnitetit, shohim një paradë gafash politike që turpërojnë ditët më të ndritshme të kombit. Politikanë që flasin shumë dhe kuptojnë pak; që valëvisin flamurin, por harrojnë barrën e tij.

Shkruan: Selajdin Abdullahu 

Ata ngatërrojnë datat, heronjtë, betejat, e deri edhe ushtrinë që luftoi në Kaçanik me komandant Idriz Seferin. Disa e përkujtojnë Isa Boletinin me pasion, por nuk dinë as tri fjalë të vërteta për jetën e tij. Festa e Nëntorit bëhet arenë për deklarata qesharake, festa partiake, fotografi të sforcuara, ndërsa kombi kërkon dinjitet, jo spektakël. Por, për fat të keq, kjo nuk është e vetmja farsë. Kur Evropa nuk solli dritë, por hije

Kosova ka politikanë që kanë jetuar dekada në Zvicër, Gjermani, Francë e Angli. Vende me demokraci të pathyeshme, institucione të rregullta, etikë publike, respekt për ligjin dhe kulturë politike shembullore. Ata u krenuan dikur se do ta sillnin këtë model në Kosovë — modelin e drejtësisë, të transparencës, të lirisë së shprehjes, të qeverisjes së mençur.

Por çfarë sollën në të vërtetë?

Jo dritën e fillimit perëndimor.

Jo qytetarinë e Evropës.

Jo vlerat e demokracive që i strehuan dhe i ushqyen.

Ata sollën me vete:

 • intrigat e vjetra ballkanike,

 • mentalitetin e fshatit të varfër,

 • mendësinë e klanit,

 • arrogancën e paditurisë,

 • dhe shkopin e pushtetit që ta mbajë në dorë deri sa ta rrahë kundërshtarin.

Nga demokracia perëndimore nuk sollën as kulturën e debatit, as ndershmërinë e mandatit, as përgjegjësinë e dorëheqjes. Sollën vetëm kamerat e pres-konferencave, premtimet e pambajtura dhe një mentalitet sundimi që ngjante më shumë me oborret e errësirës mesjetare sesa me shtetet moderne.

Jetuan në shoqëri ku treni vjen në sekondë, ku ligji respektohet si Bibël, ku shteti funksionon pa bërë zhurmë — dhe prapë u kthyen në Kosovë me zakonet më të vjetra të ruajtura brenda valixheve të tyre.

Evropa i bëri qytetarë në letër.

Kosova i pa sundimtarë në praktikë.

Tulipanët e Holandës dhe drejtësia që nuk na njeh

Ndërkohë, në thellësi të Holandës, mes tulipanëve që rriten në fushat e pafund nën nivelin e detit, qëndron Gjykata Speciale. Kryetarja e saj ecën me qetësi mes rreshtave të ngjyrave artificiale, ndërsa brenda mureve ftohtësohen fatet e atyre që dikur mbronin popullin e tyre me jetën në dorë.

Prokurorë “specialë”, të ftohtë si qelqi i Amsterdamit.

Dëshmitarë “specialë”, të mbuluar me perde sekreti.

Procese “speciale”, larg popullit që kërkon të vërtetën.

Dhe pikërisht këtu qëndron tragjedia morale:

ata që mbrojtën këtë vend, sot mbrohen nga europa atlantike por jo nga shteti që e krijuan,

ata që e çuan flamurin lart, sot e shikojnë prej qelisë; ndërsa ata politikanë që jetuan në demokracitë më të zhvilluara të botës, sot sillen sikur kanë sjellë errësirën për ta mbuluar këtë komb.

Nëntori nuk pranon shfaqje Nëntori nuk është teatër për gafat politike. Nëntori nuk është dekor për politikanët e lodhur nga papërgjegjësia. Nëntori është amanet, është gjak, është histori.

Politikanët mund të bëjnë selfie, mund të mbajnë fjalime të gatshme, mund të flasin për patriotizëm ndërsa e përdorin flamurin si perde. Por populli e sheh. Populli e di. Populli nuk harron.

Ata që jetuan në Zvicër e sillen si feudalë. Ata që studiuan në Gjermani e udhëheqin me frikë. Ata që u rritën në Angli ,Amerikë e gjetkë, sundojnë me klane. Ata që panë Francën e Lirisë e kthehen me mentalitet oborri.

Kjo është tragjedia politike e Kosovës.

Deri kur:

 • drejtësia në tulipanë të jetë më e rëndësishme se drejtësia në tokën tonë,

 • politikanët e Perëndimit të sjellin mentalitetin e Mesjetës,

 • dhe festat e Nëntorit të përdoren për gafat e radhës,

Ky vend do të mbetet i plagosur midis dy botëve:

as Perëndim i vërtetë, as Lindje e errët— por një tokë që pret drejtësinë e vet.

Liria u fitua me jetën e njerëzve, jo me deklarata politike.

Flamuri u ngrit nga ata që s’u trembën, jo nga ata që sot flasin pa u skuqur.

Historia jonë nuk u shkrua në fushat e pafundme me tulipanë, por në male me gjak.

Dhe derisa ta kuptojmë këtë, Nëntori do të festohet, por nuk do të nderohet. Kombi shqiptar e di rrugën e vet. Drejtësia e pa drejt do të dridhet nga pafytyrësia e saj dhe me dëshmitë e instituteve të kuzhinave serbo-ruse. Në fund të këtij Nëntori të trazuar, mes gafash politike, padrejtësisht të importuara dhe hijeve që na rrëzohen mbi kokë, një gjë mbetet e pandryshuar: forca e kombit shqiptar për t’u bashkuar kur rreziku është më i madh.

Historia jonë nuk është ndërtuar nga ndasitë, por nga bashkimi. Nuk është mbajtur gjallë nga pushtetet, por nga populli. Nuk është mbrojtur nga të fortët e ditës, por nga njerëzit e zakonshëm që në kohën e duhur janë bërë të jashtëzakonshëm. Prandaj sot, më shumë se kurrë, na duhet një thirrje e qartë e pa ekuivoke: Le të bashkohemi. Le të ngrihemi mbi partitë, mbi inatet, mbi dallimet e kota që na dobësojnë.

Le ta rikthejmë unitetin si armën tonë më të fortë — atë që na dha fuqi në kryengritjet e Idriz Seferit dhe Isa Boletinit, të Adem Demaçit e Adem Jasharit, Agim Ramadanit e heronjve të tjerë që ishin prijës lufte, atë që na mbajti gjallë në çdo periudhë errësire.

Le të mos lejojmë që askush, as nga jashtë dhe as nga brenda, të na ndajë, të na përçajë, apo të na përkufizojë me kufijtë që nuk i kemi zgjedhur vetë.

Sepse një komb i bashkuar është më i fortë se çdo gjykatë e padrejtë. Më i madh se çdo politikan i paaftë. Më i qëndrueshëm se çdo stuhi e përkohshme.

Dhe derisa ka shqiptarë që besojnë, punojnë dhe sakrifikojnë për këtë tokë, shpresa kurrë nuk shuhet. Të bashkuar ne nuk jemi vetëm më të fortë —

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte

21 July 2026
Futboll

Spanja rikthehet në fronin e futbollit botëror,

19 July 2026
Sport

Zbulohet sa pritet të përfitojë Slavko Vinçiq

19 July 2026
Lajme

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet

19 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.