Thursday 15 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ – Ambasadorja e Kosovës në Izrael ligjëron para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale

MKRS thotë se Bekë Berisha nuk mund të jetë edhe deputet, edhe kryetar i KB

Kiev: Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me Urdhrin e Lartë Shtetëror

Shkruan: Zijadin Hasani kryeredaktor i Revistës Enigmatike-Kulturore-Zbavitëse “Horizontit”: “Horizonti”, sot mbush 45 vjet!

Vazhdojnë aktivitetet e “Flakës së Janarit”- Sot (e enjte) shënohet 45-vjetori i daljes së revistës

Parashikimi i motit për të enjten, 15 janar 2026

Reuters: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht kundër Iranit brenda 24 orëve

Trump: Vrasjet e protestuesve në Iran janë ndalur

Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes

Kriza brenda LDK-së pas debaklit në zgjedhje, shpërthejnë publikisht tensionet e pakënaqësitë

 Admirali më i lartë i NATO-s: Po shqyrtojmë një goditje parandaluese ndaj Rusisë
Lajme

Admirali më i lartë i NATO-s: Po shqyrtojmë një goditje parandaluese ndaj Rusisë

1 December 2025 0 Comment 4 min read

AA

NATO po shqyrton marrjen e një qasjeje më “agresive” si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike, sabotimeve dhe shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia, ka deklaruar zyrtari më i lartë ushtarak i Aleancës. Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, konfirmoi se aleanca perëndimore po studion mundësinë e forcimit të reagimit të saj ndaj luftës hibride që po zhvillon Moska, shkruan Financial Times.

“Po i shqyrtojmë të gjitha opsionet… Sa i përket hapësirës kibernetike, aktualisht jemi mjaft reaktivë. Të bëhesh më agresiv, ose proaktiv në vend se reaktiv, është diçka për të cilën po mendojmë”, tha Dragone.

Evropa ka qenë e goditur nga një sërë incidentesh të luftës hibride — nga ndërprerja e kabllove në Detin Baltik deri te sulmet kibernetike në mbarë kontinentin — disa prej të cilave i atribuohen Rusisë, ndërsa për të tjerat ende nuk është përcaktuar origjina.

Për këtë arsye, disa diplomatë, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore, po kërkojnë që NATO të mos mbetet vetëm reaktive, por të fillojë të kundërpërgjigjet. Një reagim i tillë do të ishte më i realizueshëm në fushën e sulmeve kibernetike, ku shumë shtete tashmë disponojnë kapacitete ofensive, ndërsa do të ishte dukshëm më kompleks kur bëhet fjalë për sabotime apo depërtime me dronë.

Goditja parandaluese si veprim mbrojtës?

Dragone theksoi se një “goditje parandaluese” në disa raste mund të konsiderohej një “veprim mbrojtës”, por shtoi: “Kjo është përtej mënyrës sonë të zakonshme të mendimit dhe veprimit.”

Megjithatë, ai la të hapur mundësinë e ndryshimit të qasjes. “Të jesh më agresiv në krahasim me agresionin e kundërshtarit mund të jetë një opsion. Pyetjet që ngrihen janë: cili është kuadri ligjor, cili është kuadri juridiksional, dhe kush do ta ndërmarrë këtë?”, shtoi ai.

Suksesi i misionit në Baltik

Si shembull të suksesit në parandalim, NATO përmend misionin Baltic Sentry, në kuadër të të cilit anije, avionë dhe dronë detarë patrullojnë Detin Baltik. Misioni ka ndaluar përsëritjen e incidenteve të shumta të ndërprerjes së kabllove që ndodhën gjatë viteve 2023 dhe 2024, për të cilat dyshohet se qëndrojnë pas anije të lidhura me të ashtuquajturën “flotë hije” të Rusisë, e krijuar për të shmangur sanksionet perëndimore.

“Që nga nisja e misionit Baltic Sentry, nuk ka pasur asnjë incident. Kjo do të thotë se parandalimi po funksionon”, theksoi Dragone.

Share This:

Tags: NATO
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

UKZ – Ambasadorja e Kosovës në Izrael

15 January 2026
Lajme

MKRS thotë se Bekë Berisha nuk mund

15 January 2026
Lajme

Kiev: Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me Urdhrin

15 January 2026
Lajme

Shkruan: Zijadin Hasani kryeredaktor i Revistës Enigmatike-Kulturore-Zbavitëse

15 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

10 December 2025

Në  Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të  Komandës së Logjistikës u realizua 

Lajme

Rubio uron Shqipërinë: Aleanca jonë në NATO

28 November 2025

Skretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë së

Lajme

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova

29 June 2025

“NATO të mbyllë derën për Ukrainën në mënyrë që të përfundojë lufta më Rusinë”.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.