Monday 20 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nisin ligat universitare në Kosovë, qindra studentë në gjashtë disiplina

Pensionohet Kolonel Nevzat Asllani – përmbyll tri dekada shërbim në UÇK, TMK dhe FSK

Fitore ndaj Prizrenit edhe në Gjilan, KB Drita rikthehet në Superligë!

Kurti: Spanja duhet ta kishte njohur qysh moti Kosovën, po punoj që kjo të ndodhë

Haziri: Jemi ftu për president, pas takimit të radhës u pa që përfundum me një

Vazhdon projekti për trajtimin e qenve endacak në Kamenicë

Kamenicë: Dëgjime publike për krijimin e Shoqatave të Pronarëve

“Shtegu i Lirisë” në Marec: Ecje përkujtimore dhe shpallje e Shtëpisë Shtab të ZOK-ut

Ekskluzive: Fatbardh Veseli, eksperti gjilanas i sigurisë kibernetike “ndez” auditorin në Tiranë – mesazhe të

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet UKZ-së dhe programit SHER

 Profesori Urtak Hamiti përfaqëson UKZ-në në Konferencën Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25” në Casablanca
Lajme

Profesori Urtak Hamiti përfaqëson UKZ-në në Konferencën Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25” në Casablanca

27 November 2025 0 Comment 3 min read

AA

Prof. Asoc. Dr. Urtak Hamiti nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po merr pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25”, e cila po zhvillohet në Casablanca të Marokut. Tema qendrore e këtij edicioni është “Building Unicorns and Shaping the Global South – Think Big. Act Small. Build for Impact”.

“StartUpMorocco SUM25” organizohet çdo vit nga një ekip i përbërë nga përfaqësues të universiteteve publike dhe private të Mbretërisë së Marokut. Konferenca zgjat katër javë dhe mbledh pjesëmarrës nga mbarë bota, duke përfshirë përfaqësues të start-up-eve, bizneseve, analistë ekonomikë, bankarë dhe gjeopolitikë.

Qëllimi i saj është shkëmbimi i njohurive mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të kompanive private dhe inovative që nuk janë ende të listuara në bursat e aksioneve. Diskutimet përfshijnë tema si financimet, kornizat ligjore, licencimet, strategjitë e marketingut dhe ndikimet gjeopolitike rajonale.

Profesor Hamiti ka marrë pjesë në dy sesione të përgjithshme më 21 dhe 22 nëntor 2025: “Building Financial Narratives that Inspire Trust” dhe “Fundraising Strategy and Timing”. Ai do të vazhdojë pjesëmarrjen e tij në sesionet e specializuara që do të mbahen gjatë muajit dhjetor.

Gjatë prezantimeve të tij, Prof. Hamiti ka paraqitur potencialin e Kosovës për investime dhe bashkëpunime B2B me kompani ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një narrative bindëse për investim në fazat fillestare të zhvillimit të një start-up-i, si dhe rolin e financimit inicial (“seed financing”). Në sesionet e mëtejshme, ai ka diskutuar strategjitë e financimit dhe aspektin kohor të tyre, duke përfshirë zhvillimin e produktit ose idesë, marketingun, fushatat promovuese, takimet B2B, komunikimin me Odat Ekonomike, fondet investuese dhe institucionet bankare.

Gjithashtu, Prof. Hamiti ka zhvilluar një takim pune me znj. Lamyaa Lamyaa El Bassiti, EXO e “SUM25”, ku janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe organizatës “SUM25”, në fusha me interes të përbashkët.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Nisin ligat universitare në Kosovë, qindra studentë

20 April 2026
Basketboll

KB Drita rikthehet në Superligë – reagim

20 April 2026
Lajme

Pensionohet Kolonel Nevzat Asllani – përmbyll tri

20 April 2026
Basketboll

Fitore ndaj Prizrenit edhe në Gjilan, KB

20 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme Sport Sporte tjera

Nisin ligat universitare në Kosovë, qindra studentë

20 April 2026

Kanë nisur sot ligat universitare të organizuara nga Federata e Sportit Universitar e Kosovës,

Lajme

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet UKZ-së dhe programit SHER

20 April 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur një takim mes Rektort Prof.

Lajme

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit

17 April 2026

Në kuadër të procesit të pas-akreditimit, Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi një punëtori gjithëpërfshirëse

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.