Jep dorëheqja trajneri i Prishtina e Re, Shpëtim Babaj
Përmes një komunikate zyrtare, Prishtina e Re ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje trajneri Shpëtim Babaj nga posti i timonierit të bankinës së skuadrës së promovuar këtë vit në elitën e futbollit të Kosovës.
Në komunikatë theksohet poashtu se gjatë periudhës sa e drejtoi klubin Prishtina e Re, Babaj ka udhëhequr me profesionalizëm e përkushtim.
NJOFTIMI
Komunikatë Zyrtare: KF Prishtina e Re njofton se trajneri i skuadrës së parë, Shpëtim Babaj, ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e kryetrajnerit.
Gjatë periudhës sa ka drejtuar ekipin, trajneri Babaj ka punuar me profesionalizëm, përkushtim dhe seriozitet, duke dhënë kontributin e tij te çmuar në funksion të skuadrës. Klubi e falënderon për angazhimin dhe kohën e investuar në drejtimin e ekipit të parë.
Shpëtimit i urojmë shumë suksese në vazhdim në angazhimet dhe sfidat e tij të ardhshme profesionale.
