Thursday 26 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e mitur dyshohet se u dhunua seksualisht – arrestohet

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në Bruksel

U arrestua në Merdarë me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici shqiptar

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661 prej tyre ishin shqiptarë

Ngatërresë mes vëllezërve për një pronë në Gjilan, përfundojnë në mbajtje

Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë

Sonte mbyllet faza Play-Off e Champions League

Arta Haziri Nuhiu, pjesë e panelit të jurisë vlerësuese në festivalin e muzikës ”Tallin Voice

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete

 Nis Projekti Erasmus+ MEDIATOR në UKZ
Lajme

Nis Projekti Erasmus+ MEDIATOR në UKZ

24 November 2025 0 Comment 10 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan nisi sot zyrtarisht takimi fillestar i projektit ndërkombëtar MEDIATOR ku UKZ është koordinator.

Projekti në fjalë është pjesë e programit Erasmus+ CBHE (ERASMUS-EDU-2025-CBHE-STRAND-1). Ky projekt synon modernizimin e arsimit të lartë përmes integrimit të praktikave të ndërmjetësimit, zhvillimit të moduleve akademike inovative dhe përgatitjes së studentëve dhe stafit akademik për sfidat profesionale në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Takimi dyditor, i cili po mbahet më 24 dhe 25 Nëntor 2025 në UKZ, mblodhi përfaqësues nga të gjitha institucionet partnere, universitete, kolegje, dhoma të ndërmjetësimit dhe akademi ndërkombëtare. Partnerët që erdhën nga Kosova, Shqipëria, Italia, Letonia dhe Holanda, u pritën në takim nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i cili ju dëshiroi mirëseardhje partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Rektori theksoi se për universitetin është nder dhe përgjegjësi e madhe të jetë nikoqir i këtij projekti kaq të rëndësishëm, duke vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndikimi që ky projekt do të ketë në modernizimin e arsimit të lartë.

Ai u shpreh se UKZ është i gatshëm të ofrojë të gjitha kapacitetet e tij akademike dhe institucionale për të siguruar zbatimin me sukses të projektit, si dhe u shprehu mirënjohje të gjithë partnerëve për besimin dhe angazhimin e tyre profesional.

Ndërsa në takimin hapës të projektit, pjesëmarrësit diskutuan planet e implementimit të projektit, ndarjen e rolit të secilit partner dhe strategjitë për të siguruar që projektet e ndërmjetësimit të jenë efektive dhe të qëndrueshme.

Me këtë rast në fjalën e tij, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”  në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi se ky projekt është një hap i madh drejt modernizimit të arsimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale të studentëve tanë. “Ndërmjetësimi nuk është vetëm një proces zgjidhjeje të konflikteve, por një aftësi jetësore që nxit dialogun, bashkëpunimin dhe zgjidhjen e problemeve në mënyrë konstruktive. Me MEDIATOR-in, ne do të krijojmë qendra të reja të ndërmjetësimit dhe do të zhvillojmë module moderne që do të integrohen në programet tona akademike, duke sjellë njohuri dhe praktika evropiane për studentët dhe stafin tonë,” ka thënë Rektori Dërmaku.

Përfaqësuesja e Zyrës Erasmus+ Kosovë, Znj. Mimika Dobroshi, vlerësoi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe potencialin e projektit. Ajo tha se Erasmus+ synon të mbështesë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. “MEDIATOR është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkufitar, ky projekt do të përmirësojë jo vetëm kurrikulat akademike, por edhe aftësitë praktike të studentëve dhe stafit, duke u mundësuar institucioneve partnere të krijojnë modele të standardizuara të ndërmjetësimit në rajon,” tha znj. Dobroshi.

Menaxheri i projektit, njëherësh Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Porf. Dr. Dukagjin Leka, prezantoi objektivat strategjike dhe hapat operativë të projektit.
Ai tha se MEDIATOR është më shumë se një projekt akademik, është një platformë për të bashkuar ekspertët e arsimit dhe profesionistët e ndërmjetësimit për të zhvilluar module mësimore, për të ngritur kapacitetet e stafit akademik dhe për të krijuar qendra funksionale të ndërmjetësimit që do të shërbejnë komuniteteve tona. “Përmes këtij projekti, synojmë të modernizojmë praktikat ekzistuese, të krijojmë mundësi trajnimi për studentët dhe të kontribuojmë në zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të ndërmjetësimit,” ka thënë prorektori Leka.

Pas fjalimeve hapëse, secili partner prezantoi institucionin e tij dhe rolin e tij në projekt.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” , si koordinator i projektit MEDIATOR, shpalosi kapacitetet dhe përvojën e tij akademike, si dhe rolin koordinues në menaxhimin e aktiviteteve të projektit. Universum College  prezantoi eksperiencat e tij në edukim dhe gatishmërinë për të zhvilluar module mësimore të integruara me praktikat ndërmjetësuese. Dhoma e Ndërmjetësimit në Kosovë  theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe të standardeve të ndërmjetësimit, duke ndarë praktikat e tyre aktuale dhe sfidat rajonale. Universiteti Europian i Tiranës  paraqiti kontributin akademik dhe rolin në shpërndarjen e njohurive, si dhe eksperiencat e trajnimit të stafit akademik. Universiteti i Tiranës theksoi rolin e tij në zhvillimin e programeve dhe moduleve të edukimit për ndërmjetësim, duke siguruar një qasje të standardizuar akademike. Dhoma e Ndërmjetësimit në Shqipëri  prezantoi përvojat praktike dhe sfidat e ndërmjetësimit në Shqipëri, duke nxjerrë në pah nevojën për kapacitete profesionale të avancuara.

Netherlands Business Academy nga Holanda, paraqiti qasjen inovative të zhvillimit të moduleve dhe krijimin e Qendrës së Ndërmjetësimit, duke integruar metodat teorike dhe praktike. Turiba University nga Letonia shpjegoi planet për trajnimin e stafit akademik dhe ngritjen e kapaciteteve të dhomave të ndërmjetësimit, duke ofruar një perspektivë praktike për implementimin e modulit. Universita Roma 3 (UNIROMA3) nga Italia analizoi praktikat e ndërmjetësimit në Bashkimin Evropian dhe procesin e benchmarking-ut për të nxjerrë në pah standardet më të mira krahas institucioneve të Ballkanit Perëndimor.

Më pas secili pjesëmarrës i projektit prezantuan paketat e punës. UKZ, UET dhe NBA shpalosën strukturën e përgjithshme të projektit dhe qasjen strategjike të implementimit. UKZ dhe UNI prezantuan Paketën e Punës 1, e cila përfshin menaxhimin dhe sigurimin e cilësisë, duke treguar mekanizmat për monitorimin e progresit dhe ruajtjen e standardeve. UNIROMA3 dhe Dhoma e Ndërmjetësimit në Kosovë, në Paketën e Punës 2, prezantuan gjendjen aktuale të ndërmjetësimit në BE dhe krahasimin me institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor. NBA, për Paketën e Punës 3, shpalosi planin për zhvillimin e moduleve të reja dhe krijimin e Qendrës së Ndërmjetësimit. Turiba dhe Dhoma e Ndërmjetësimit në Shqipëri, në Paketën e Punës 4, prezantuan aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe trajnimin e stafit. UET dhe UT, për Paketën e Punës 5, diskutuan strategjinë për shpërndarjen e materialeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së projektit.

Dita e parë u mbyll me diskutime dhe komente përmbyllëse nga UKZ dhe të gjithë partnerët, ku u vlerësua bashkëpunimi ndërkombëtar dhe u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët për të realizuar objektivat e projektit MEDIATOR. Pjesëmarrësit shprehën pritshmëri të madhe për ditën e dytë, e cila do të fokusohet në çështje menaxheriale, marrëveshje partneriteti dhe organizimin e strukturave drejtues të projektit.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e

25 February 2026
Lajme

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë

25 February 2026
Lajme

U arrestua në Merdarë me 1 milion

25 February 2026
Lajme

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661

25 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial

20 February 2026

Në Universiteti Publik “Kadri Zeka” është mbajtur mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial (BKI), në

Ciceroni Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme

Studentët e FSHK-së krijojnë platformën inovative “Punësohu”

20 February 2026

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri

Lajme

Diskutohet bashkëpunimi mes UKZ-së dhe Akademisë Diplomatike

19 February 2026

Në një takim ndërmjet Sylë Ukshini, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universiteti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.