Saturday 10 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Comodita: Të hënën rifillon prodhimi, dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme, por kemi përgjegjësi ndaj

IKSHPK: Cilësia e ujit pas vërshimeve ndryshon në 7 rajone, në disa zona nuk rekomandohet

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat me postë

Gjilan: Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Arben Avdyli – mirënjohje

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë buxhetin për vitin 2026 në shumën prej afër 42 milionë euro

Mbyllet numërimi i votave: LVV fiton 51.11 për qind, ja ndarja e mandateve në Kuvend

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2026.) E Premte

Parashikimi i motit për të premten, 09 janar 2026

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime cilësore dhe në kohë për pacientët në nevojë

 Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues nga CNVP
Lajme

Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues nga CNVP

24 November 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha si dhe Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, ka pritur në takim Drejtorin e CNVP (Connecting Natural Values and People) Xhevat Lushi me Ardita Dinaj e cila është Këshilltare për Zhvillimin Rural, Ekonomik dhe Promovimit të Biomasës Drunore.

Ata kanë diskutuar rreth ri-hartimit të studimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore të qytetit si dhe mundësive të bashkëpunimit për realizimin e një projekti të tillë për Komunën e Kamenicës.

Ky studim është bërë nga po kjo organizatë, i cili do të prezantohet në Forumin Kombëtar për Biomasë që do mbahet me datën 4 të muajit që vjen, ku në mesin e shumë komunave do të jetë edhe Komuna e Kamenicës.

Në kuadër të këtj forumi ku do të jetë edhe Komuna e Kamenicës, do të ketë edhe komuna të tjera por edhe përfaqësues nga vende të ndryshme që kanë zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e ngrohjes, të cilët më pas do të ndajnë me të pranishmit mënyrën e funksionimit si dhe procesit në tërësi sa i përket sistemeve të ngrohjes në këto vende.

Në forum të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues bankash dhe donatorësh, që do të shohin mundësitë e gjetjes së formave të bashkëpunimit me komunat që ende nuk kanë gjetur zgjidhje për çështjen e ngrohjes së qytetit.

Kryetari Rahimaj ka mirëpritur edhe këtë hap të rëndësishëm drejt këtij procesi, si dhe ka treguar gatishmërinë e tij për ofrimin e kapaciteteve komunale për realizimin e projektit për ngrohje.

Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe format më të mira të implementimit të projektit në fjalë si dhe detajeve të tjera që e presin Komunën e Kamenicës drejt këtij projekti potencial.

Bashkëpunimi me CNVP vjen në kuadër të projektit Shfrytëzimi i Qëndrueshëm i Resurseve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik (SUNREED) i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë-SIDA.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë e bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës dhe CNVP, sepse një bashkëpunim i tillë ka dhënë rezultate edhe në fushën e bujqësisë e pylltarisë.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

9 January 2026
Lajme

Comodita: Të hënën rifillon prodhimi, dëmet nga

9 January 2026
Futboll

Futbollisti i FC Prishtina, Diar Halili huazohet

9 January 2026
Lajme

IKSHPK: Cilësia e ujit pas vërshimeve ndryshon

9 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kamenica pjesë e panelit të diskutimit në

18 December 2025

Komuna e Kamenicës ishte e përfaqësuar në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor

Lajme

Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim drejtorin

16 December 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim Drejtorin e

Lajme

Kryetari Rahimaj takon U.D. Ministrin e Drejtësisë,

15 December 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.