Parashikimi i motit për të shtunën, 15 nëntor 2025
Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira.
Vranësirat e ulëta apo mjegulla që ka përfshirë pjesën më të madhe të Rrafshit të Dukagjinit, mund të mbetet e pranishme edhe gjatë ditës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-19 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C. /MeteoKosova/
