Monday 12 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! – 12 janar 2026 – e hënë

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Mitrovicës

U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2026” në kujtim e nderim të heronjve e dëshmorëve

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, filloi Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Sot nis zyrtarisht Manifestimi Kulturor Shumëdimensional “Flaka e Janarit 2026” – me aktivitete të ngjeshura

Policia: Segmenti te fshati Sojevë i mbyllur, të shfrytëzohen rrugët Ferizaj- Mirosal – Gjilan dhe

Edhe nesër reshje bore, më pas acar

 Prishtina ‘zgjohet’ me letrën e Uran Ismailit: Është koha për ndryshim
Lajme

Prishtina ‘zgjohet’ me letrën e Uran Ismailit: Është koha për ndryshim

11 October 2025 0 Comment 6 min read

AA

Fushata e Uran Ismailit është veçuar për qasjen e saj të afërt me qytetarët, dhe sot, në ditën e fundit para zgjedhjeve, ajo u përmbyll po ashtu siç kishte nisur – me një letër dërguar në çdo shtëpi të Prishtinës.

Në letrën e tij, Ismaili falenderon qytetarët për përkrahjen dhe energjinë gjatë gjithë fushatës, duke kujtuar takimet në çdo lagje e fshat të kryeqytetit. Ai thekson se pavarësisht përvojave të ndryshme të njerëzve, të gjithë ndajnë të njëjtin shqetësim për gjendjen në Prishtinë dhe të njëjtën dëshirë për ndryshim.

“Ndryshimi është në dorën tonë,” shkruan ai, duke theksuar se bashkëpunimi dhe puna e përditshme janë mënyra e vetme për ta bërë Prishtinën funksionale, të pastër dhe të sigurt për të gjithë.

Letra përmbyllet me thirrjen e tij për besim dhe pjesëmarrje më 12 tetor: “Është koha për Prishtinën. Është koha jonë.”

Letra e plotë:

Mirëmëngjesi,

Kur e filluam këtë fushatë, ju drejtova me një letër të sinqertë e cila fillonte me një pyetje: A është Prishtina një qytet që funksionon?

Në javët që lamë pas, e kam vizituar çdo lagje e çdo fshat të Prishtinës. Kam vizituar dyqanet e kafenetë e lagjeve tuaja, dhe jam ndalur në hyrjet e banesave ku jetoni. E kam shpërndarë gazetën tonë me copëzat e ndryshimit në çdo rrugë e në çdo lagje, dhe jam frymëzuar nga shkëndijat e shpresës së madhe të këtij qyteti.

Ajo çfarë kam kuptuar është se pyetja që jua drejtova javë më parë nuk e prek secilin prej nesh njësoj.

Një nënë e re që nuk ka trotuar ku ta shtyejë karrocën e fëmijës nuk e ndjen njësoj si një gjysh i cili nuk del kurrë nga banesa sepse jeton në katin e pestë pa ashensor.

Një vajzë që ecë në ankth rrugëve të pandriçuara të lagjes nuk e ndjen njësoj si një burrë i cili kalon orë të tëra larg familjes sepse është i bllokuar çdo ditë në trafik. Një mysafir që nuk e gjen asnjë rrugë të pambuluar nga mbeturinat nuk e ndjen njësoj si një fëmijë që nuk ka kënde lojërash apo park në lagje.

Megjithatë, edhe pse nuk e ndjejmë njësoj, për një gjë pajtohemi të gjithë: Kaosi që e ka kapluar qytetin tonë është bërë i padurueshëm.

Por, a do të thotë kjo se duhet ta kthejmë kokën anash e të dorëzohemi? Kurrsesi, dhe në asnjë mënyrë! Ndryshimi është në dorën tonë.

Ndryshimi që vjen me bashkëpunim përtej logove partiake, me punë të përditshme, dhe me përkushtimin e njerëzve që e duan këtë qytet.

Ndryshimi që vjen kur bashkohemi rreth Prishtinës funksionale me rrugë më të sigurta, me lagje më të pastra, dhe me projekte që do ta përmirësojnë jetën në çdo lagje e në çdo fshat.

Ndryshimi që buron prej shpresës që vezullon fort në sytë e njerëzve të këtij qyteti.

12 tetori është momenti kur secili prej nesh duhet t’i përgjigjemi kësaj shprese me votë, dhe të besojmë se puna dhe bashkëpunimi gjithmonë e mposhtin kaosin.

Vota juaj për mua është votë për ndryshimin, dhe për Prishtinën funksionale që i shërben secilit. Dua të zotohem edhe një herë me atë që e kam përsëritur shpesh gjatë kësaj fushate: nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve me të cilat e kam fituar besimin tuaj, nuk do të kërkoj më kurrë votë nga ju. Dhe për fund, dua t’ju them se do të jetë nderi i jetës sime t’ju shërbej juve, dhe t’i shërbej Prishtinës.

Me dashuri,

Uran Ismaili

Share This:

Tags: Prishtina Uran Ismajli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! –

11 January 2026
Lajme

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet

11 January 2026
Lajme

U bllokua për shkak të ujit, lirohet

11 January 2026
Lajme

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2026”

11 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në Prishtinën e LDK-së, VV-ja i merr

29 December 2025

Kur janë numëruar 100% të votave në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga LDK-ja, Lëvizja

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë: FC Ballkani

24 December 2025

Është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës me ndeshjen Drita – Prishtina që

Uncategorised

Drita – Prishtina, sot zhvillohet ndeshja e

24 December 2025

Drita dhe Prishtina përballen sot në Superligën e Kosovës. Kjo ndeshje i takon xhiros

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.