Saturday 18 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pensionohet Valdete Daka

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi e banesa në vlerë mbi 800 mijë euro

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

Parashikimi i motit për të premten, 17 prill 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia vlen më kjo pozitë?

Gërvalla në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan: Marrëveshja me Danimarkën rrit përgjegjësinë për sistemin korrektues

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, Afrim Cana, priti një delegacion nga Danimarka

Parashikimi i motit për të enjten, 16 prill 2026

 Nga Kreshnik Spahiu: Pse qindra injorantë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?
Lajme Opinione

Nga Kreshnik Spahiu: Pse qindra injorantë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

7 October 2025 0 Comment 8 min read

AA

Dje ndodhi një akt terrorist në sallën e gjyqit.

90% e komenteve të “bagëtive” që reagonin ndaj lajmit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ishin më pak a më shumë të njëjta:

        1.     “I lumtë dora atij që e vrau.”

        2.     “Mirë ia bëri që e vrau.”

        3.     “Kështu e meritojnë edhe të tjerët.”

Të gjithë ata që shkruanin kështu nuk e njihnin as gjyqtarin Astrit Kalaja, as dosjen gjyqësore të Shkodrës.

Shkruan: Kreshnik Spahiu

Burimi i konflikteve të pronësisë në Shqipëri nuk janë gjykatat, por ligjet e votuara në parlament, të cilat cenojnë të drejtën e pronës. Ato burojnë nga ligji famëkeq 7501, që ndaloi kthimin e pronave tek ish-pronarët dhe njohu zaptuesit si “tokë e xanun”.

Çfarë drejtësie mund të japë gjykata kur detyrohet të zbatojë një ligj që anon nga krahu i pushtuesve dhe jo i pronarëve?

Mjafton kaq për të kuptuar se konfliktet civile kanë rrënjët në parlament, jo në gjykatë.

Por problemi në Shqipëri është se politika ka ngritur frymën e urrejtjes ndaj drejtësisë, duke i bindur njerëzit se për gjithçka fajin e kanë gjykatat.

Sulmet ndaj gjyqtarëve programohen 24 orë nga Rama dhe Berisha në ekrane.

Turmat e militantëve që u shkojnë pas, helmohen nga vreri i tyre.

Sot, në mentalitetin e shqiptarëve, të gjithë janë të korruptuar dhe të inkriminuar.

Sipas tyre:

        •       gjyqtarët janë më të korruptuar se policët,

        •       policët më të inkriminuar se prokurorët,

        •       prokurorët më të pasur se mjekët,

        •       mjekët më kriminelë se doganierët,

        •       doganierët më milionerë se deputetët,

        •       deputetët më të korruptuar se gazetarët,

        •       gazetarët më mashtrues se ministrat,

        •       ministrat më të lidhur me mafien se të gjithë të tjerët.

Me pak fjalë, për turmën, vetëm pensionistët dhe të papunët janë të ndershëm.

Sipas kësaj turme të zheleve që komenton çdo ditë në rrjete, çdo njeri me profesion — jurist, ekonomist, arkitekt, politikan, arsimtar, mjek — patjetër duhet të jetë hajdut. Sipas injorantëve, padrejtësia zgjidhet me vrasje.

Kjo është gjendja më tragjike që mund të kalojë një shoqëri, sepse dallimin mes njeriut dhe kafshës e ndan logjika.

Dhe “kafshët” që dje komentonin pro vrasjes, nuk e kuptojnë se nga nesër, kushdo që do të përballet me drejtësinë, do të ndjejë pasojat e këtij atentati.

Çdo gjyqtar apo prokuror, kur të japë vendimin ose pretencën, do të kujtojë kolegun e tyre Astrit Kalaja, dhe peshorja e drejtësisë do të anojë nga i forti me kallash, e jo nga e drejta.

Fundja, edhe gjyqtarët, prokurorët, mjekët, policët janë qenie njerëzore, dhe nesër mund të kenë të njëjtin fat si Astriti.

Por do të ikin nga kjo botë duke u sharë nga turma e debilëve që as i njohin, por që mbajnë brenda vetes vrerin e indoktrinimit politik.

Dje Shqipëri humbi një gjyqtarë të drejtë,

Shoqëria humbi një mik besnik.

Mbesa e sapo lindur humbi një gjysh fusnik

Sot Astrit Kalaja po udhëton drejt banesës së fundit. Rruga duhej të ishte e mbushur me lule për drejtësinë dhe humanizmin që ai tregoi në jetë — jo me baltën e injorantëve që nuk e njohën.

Miguel de Cervantes shkruante në Don Kishotin e Mançës: “Të vdekurit nuk mund t’i mbrojnë dot as nderin, as emrin; turpi është për të gjallët që luftojnë me ta.”

Share This:

Tags: Opinion
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pensionohet Valdete Daka

17 April 2026
Lajme

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi

17 April 2026
Lajme

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit

17 April 2026
Lajme

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit

17 April 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Lajme Letërsi

Shkruan, kritike letrar e publisicti Emin Azemi:

25 March 2026

Në korpusin e letërsisë bashkëkohore shqipe, krijimtaria e Sabit Rrustemit përfaqëson një nga trajektoret

Lajme Opinione

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi

31 October 2025

Në çdo shtet kushtetues ekziston një vijë ndarëse ndërmjet formës së ligjit dhe qëllimit

Opinione

Nexhat Buzuku – Shokët nuk ekzistojnë më!

15 May 2024

Dikur kishim shokë dhe shkonim te njëri tjetri, takoheshim në rrugë, në kafene, në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.