
Zjarr në Novobërdë, përfshihen fusha pas përhapjes nga era
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një zjarr i madh ka shpërthyer në Novobërdë.

Një femër dyshohet se derisa ka ndezur një zjarr për të gatuar, situata ka dalë jashtë kontrollit.
“Është raportuar se një e dyshuar femër kosovare deri sa ka ndezur një zjarr për të gatuar, nga era zjarri ka dalë jashtë kontrollit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga era të fuqishme, zjarri është përhapur në disa fusha, duke kaluar në përmasa të mëdha.
