Tuesday 21 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Alarm për stuhi në Kosovë: Ministria apelon të shmangen lëvizjet e panevojshme

Paralajmërim për stuhi të forta në Kosovë, IHMK aktivizon nivelin portokalli

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Vaksina për parandalimin e kancerit të pankreasit, rezultatet premtuese

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

 Njoftim mortor: Ndahet nga jeta Halil Malaj nga Hogoshti
Lajme

Njoftim mortor: Ndahet nga jeta Halil Malaj nga Hogoshti

25 September 2025 0 Comment 3 min read

AA

Me dhimbje të thellë njoftojmë se më 24 shtator 2025, në moshën 90-vjeçare, ndërroi jetë veprimtari dhe atdhetari i palodhur Halil Malaj (1936–2025).

I lindur më 26 korrik 1936 në Hogosht, bir i Idriz Malajt – prijës i Luftës së Kikës – dhe i nënës Lakë, Baca Halil ia fali tërë jetën veprimtarisë ilegale dhe çështjes kombëtare shqiptare.

Që nga viti 1970, kur mori rrugën e kurbetit në Mynih të Gjermanisë, e deri në ditët e fundit, veprimtaria e tij ishte e pandarë nga lëvizja ilegale, ku për gati tri dekada ishte strumbullar i shpërndarjes së revistave “Zëri i Kosovës” dhe “Liria”.

Bashkëpunimi me Kadri Zekën, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Hydajet Hysenin, Hasan Malajn, Rexhep Malajn, Gani Sylën, Xhafer Shatrin e shumë të tjerë e bëri atë pjesë të pandashme të historisë së lëvizjes sonë kombëtare.

Krahas punës për mbajtjen e familjes, ai dhe bashkëshortja e tij burrërore, Hazbija, e trasuan rrugën e sakrificës me shtatë fëmijë, katër prej të cilëve përjetuan vite të gjata burgjesh politike, ndërsa vetë Baca Halil për 18 vjet me radhë u detyrua të vinte ilegalisht në vendlindjen e tij.

Ai nuk u thye kurrë, edhe atëherë kur mbi familjen e tij u shkarkua e gjithë egërsia e regjimit serbosllav.

Pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Halil Malaj zgjodhi t’i kalojë vitet e fundit në Hogosht, pranë familjes, duke mbetur gjithnjë simbol i thjeshtësisë, sakrificës dhe dashurisë së pafund për atdheun.

Lamtumira për Bacën Halil do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Hogosht, të enjten më 25 shtator 2025 ora 16, pas namazit të Ikindisë, në mesin e familjes, miqve e bashkëveprimtarëve, të cilëve u la testament besnikërinë ndaj lirisë dhe atdheut.

Gjatë ditës së enjte do të mbahet edhe mbledhje komemorative, (ora 12:30 homazhe, 13 komemoracioni), në Gjilan. Lavdi jetës dhe veprës së tij! /Xhevdet Kallaba/

Share This:

Tags: Halil Malaj Hogosht
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Alarm për stuhi në Kosovë: Ministria apelon

21 July 2026
Futboll

FIFA publikon renditjen e re, Kosova mbetet

21 July 2026
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

21 July 2026
Lajme

Paralajmërim për stuhi të forta në Kosovë,

21 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kamenicë: Homazhe dhe vizita përkujtimore në Hogosht,

11 May 2026

Në shënim të 11 Majit 1999, Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me

Lajme

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Hogosht

15 July 2025

Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, ka mbajtur

Futboll Sport

Hogoshti bëhet me stadium të ri bashkëkohor

30 October 2024

Në Hogosht të Kamenicës ka nisur rindërtimi i stadiumit historik të KF Kika. Lajmin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.