
Gjilan: Djali ushtron dhunë ndaj babait të tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
Burime mediale njoftojnë se më datë 17 shtator 2025, në Gjilan, ka ndodhur një rast të rëndë i dhunës në familje.

Poashtu sipas njoftimit, bëhet e ditur se i dyshuari E. R. rreth 40-vjeçar, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij, I. R, rreth 72-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Pas veprimeve hetimore, më 18 shtator, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
