
Aksident trafiku në rrugën Gjilan–Ferizaj, në fshatin Livoç i Ulët
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan–Ferizaj, në fshatin Livoç i Ulët.

Policia ka konfirmuar se është përgjigjur menjëherë rastit dhe njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
TV Gjilani ka tentuar të marrë një prononcim nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e aksidentit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
Lajmi është në përditësim.
