Sunday 19 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Sherif Hasani vjen me “Nostalgjia”, balada që pritet të prekë zemrat e publikut

Rikthehet këtë fundjavë Superliga e Kosovës, me dy përballje që pritet të sjellin emocione të

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Parashikimi i motit për të shtunën, 18 prill 2026

Pensionohet Valdete Daka

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi e banesa në vlerë mbi 800 mijë euro

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

Parashikimi i motit për të premten, 17 prill 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

 Tollovi para Agjencisë së Statistikave të Kosovës: Serbët presin të regjistrohen
Lajme

Tollovi para Agjencisë së Statistikave të Kosovës: Serbët presin të regjistrohen

29 August 2025 0 Comment 3 min read

AA

Shumë qytetarë të nacionalitetit serb, që nga mëngjesi po presin para Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të regjistruar amvisëritë e tyre në kuadër të regjistrimit të popullsisë.

Afati përfundon më 31 gusht, megjithatë sot është dita e fundit e punës për këtë javë dhe një mundësi për ta kryer regjistrimin.

Regjistrimi i popullsisë u krye në mesin e vitit të kaluar, por gjatë këtij procesi një numër i madh i serbëve, shtetas të Kosovës, nuk u regjistruan. Arsyet për këtë janë të shumta, nga vendimi për të bojkotuar regjistrimin, deri te fakti që vetë regjistruesit e angazhuar nga Agjencia e Statistikave nuk e kryen detyrën e tyre.

Pas skadimit të afatit vitin e kaluar, shumë qytetarë të nacionalitetit serb deklaruan për mediat se regjistruesit nuk kishin ardhur në shtëpitë e tyre për t’i regjistruar. Nga Agjencia u arsyetuan me shkaqe teknike, por edhe me faktin se disa regjistrues serbë ishin tërhequr nga detyra e marrë, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe u bënë thirrje serbëve që të mos marrin pjesë në regjistrim, transmeton Paparaci.

Nga ana tjetër, Agjencia paralajmëroi qytetarët se nëse nuk regjistrohen, do të përballen me pasoja – gjoba deri në 2.000 euro, por edhe sanksione të ndryshme administrative.

Megjithatë, më 11 korrik, Agjencia e Statistikave njoftoi se është marrë vendimi për të zgjatur afatin e regjistrimit deri më 31 gusht, dhe kjo kryesisht për komunitetin serb.

Gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe sot, janë shënuar radhë të gjata para kësaj institucioni, ku shumë qytetarë presin me orë të tëra për të kryer detyrën e tyre ligjore.

Share This:

Tags: Agjencia Statistike e Kosoves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Tre përballje “flakë” në Superligë, sytë nga

19 April 2026
Kulturë

Sherif Hasani vjen me “Nostalgjia”, balada që

18 April 2026
Kulturë

Sabit Rrustemi – Figura letrare e shkencore

18 April 2026
Lajme

Rikthehet këtë fundjavë Superliga e Kosovës, me

18 April 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.