Saturday 28 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Gjilan, Mimoza Kadriu, viziton Qendrën për Punë Sociale

Botohet libri “Thyesat sipas Teorisë PIRIE-KIEREN”, një qasje e re për të kuptuar konceptin e

“Prania e trupave amerikane garanton stabilitet”, Presidenca njofton për ceremoninë në Bondsteel ku ishin Osmani

Mediumi italian e vlerëson “të kryer” transferimin e Zhegrovës tek Evertoni

Nga nëntoka e Trepçës nxjerrët një kristal madhështor

U mbajt punëtoria për procedurat pas-akredituese në Fakultetin e Shkencave Sociale

Natë e zjarrtë: Sonte finalja e Big Brother VIP Kosova

Ramadani: “Më vjen keq që u eliminuam, por jam krenar për paraqitjen” – Ramadani vlerëson

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimet për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në

Probleme teknike në seancën e Kuvendit Komunal në Gjilan, reagon Burhan Isufi (PDK)

 Pas Leon Avdullahut, Kosova synon edhe një tjetër talent nga Zvicra
Futboll Sport

Pas Leon Avdullahut, Kosova synon edhe një tjetër talent nga Zvicra

29 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Federata e Futbollit të Kosovës po punon për të mos lënë t’i shpëtojë një tjetër talent i Zvicrës.

Fjala është për Albian Hajdarin, 22-vjeçarin që këtë javë u transferua te Hoffenheim, ku tashmë do të luajë bashkë me Leon Avdullahun dhe sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani.

Media zvicerane “Blick” shkruan se situata e Hajdarit ndryshon nga ajo e Avdullahut, pasi ky i pari është grumbulluar disa herë nga trajneri Murat Yakin në kombëtaren e Zvicrës. Ai ishte pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian një vit më parë, më pas u thirr në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës, si dhe në miqësoret me Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun.

Pikërisht në ndeshjen kundër Luksemburgut, ai debutoi për 45 minuta me kombëtaren helvete, por si miqësore kjo nuk ia mbyll rrugën për të përfaqësuar një komb tjetër.

Ky mbetet shansi i Kosovës, e cila prej muajsh është duke tentuar ta bind mbrojtësin e majtë, të rritur te FC Basel, që të zgjedhë fanellën “dardane”. Nëse në Zvicër konkurrenca në qendër të mbrojtjes është e ashpër, te Kosova ai do të kishte një vend të sigurt përkrah kapitenit dhe yllit të Napolit, Amir Rrahmani.

Aktualisht, Hajdari ka fokus të plotë te aventura e tij e re në Bundesliga. Pas vetëm 23 minutash të luajtura me Luganon në fillim të sezonit, mbrojtësi synon ta shfrytëzojë pauzën e përfaqësueseve për t’u përmirësuar në aspektin fizik e taktik dhe për t’i treguar vlerat te Hoffenheim.

FFK ka ende kohë ta bindë 22-vjeçarin, ndërsa për Federatën e Zvicrës mbetet dilema nëse do ta lejojë një tjetër talent të zgjedhë rrugën e Kosovës, pas Avdullahut dhe rasteve të ngjashme më herët.

Për Hajdarin ka folur edhe përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Murat Yakin.

“Albian Hajdari nuk është midis tyre. Pas një vere të vështirë dhe transferimit të vonë në Hoffenheim, ai tani do të përqendrohet te klubi. Ne kemi një plan për të, por do ta trajtojmë atë pas ndeshjeve të shtatorit”, u shpreh Yakin.

Ndryshe, Zvicra do të përballet me Kosovën me datën 5 shtator në Bazel, njësoj sikur para dy viteve, sfidë që ishte mbyllur me barazim 1-1.

Share This:

Tags: Leon Avdullahu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ekonomi

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Gjilan,

28 February 2026
Kuriozitete

Botohet libri “Thyesat sipas Teorisë PIRIE-KIEREN”, një

28 February 2026
Lajme

“Prania e trupave amerikane garanton stabilitet”, Presidenca

27 February 2026
Lajme

Mediumi italian e vlerëson “të kryer” transferimin

27 February 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Leon Avdullahu mbërrin në Kosovë, këto janë

1 September 2025

Leon Avdullahu para pak minutash ka mbërritur në Kosovë për ta nisur aventurën e

Futboll Sport

Leon Avdullahu zgjedh Kosovën

26 August 2025

Futbollisti 21-vjeçar, Leon Avdullahu, ka vendosur të luajë me fanellën e Kosovës. Lajmin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.