
Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi ngelet gjysmë – sytë te seanca e sotme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i drejtohen sot përsëri sallës plenare, në tentativën për ta përmbyllur konstituimin e institucionit më të lartë ligjvënës.

Edhe pse në seancën e kaluar u zgjodh kryetar i Kuvendit Dimal Basha, ndërsa për nënkryetarë morën votat e nevojshme Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, procesi mbeti i paplotë.
Arsyeja ishte se kandidatët e propozuar nga komuniteti serb nuk siguruan mbështetjen e mjaftueshme.
Nëse do të zhbllokohet ngërçi institucional apo jo, do të dihet sot nga ora 11:00, kur nis seanca e re plenare.
