Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

 Kombëtarja shqiptare kthehet me risi, ky pritet të jetë emri i ri në listën e Sylvinhos
Lajme

Kombëtarja shqiptare kthehet me risi, ky pritet të jetë emri i ri në listën e Sylvinhos

27 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Numërimi mbrapsht ka nisur. Kombëtarja e Shqipërisë do të kthehet në fushën e lojës në fillim të shtatorit, me kuqezinjtë që kanë në program dy sfida, atë miqësore kundër Gjibraltarit në datën 4 dhe pesë ditë më pas kundër Letonisë në eliminatoret e Botërorit 2026.

Edhe koha e Silvinjos për të plotësuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për këto sfida po përfundon.

Me sezonin që sapo ka nisur dhe shumë futbollistë që kanë bërë lëvizje në merkato, për teknikun kuqezi, ashtu si edhe për të gjithë kolegët e tij, kjo nuk është periudha më e mirë për të zgjedhur.
Por ky është kalendari dhe për sfidat e shtatorit Silvinjo duhet të ketë në dispozicion lojtarët më në formë dhe më gati.

Për këtë arsye, lista e ardhshme e kombëtares pritet të ketë risi.

Një prej tyre mban emrin e Cristian Shpendit.

Pasi ka kaluar të gjithë zinxhirin e skuadrave kuqezi të moshave, sulmuesi që luan me Cesena në Serie B italiane pritet të debutojë edhe me përfaqësuesen e madhe.

Emri i tij është përmendur edhe më parë, por tashmë grumbullimi i tij gjen konfirmim edhe në mediat përtej Adriatikut, që zbulojnë ftesën që tashmë ka mbërritur në klubin e tij.

Shpendi është vetëm një nga risitë e mundshme, ndërsa Silvinjo pritet të kalojë në sitë formën dhe situatën e shumë prej lojtarëve që e kanë patur të sigurtë grumbullimin.

Armndo Broja ende nuk e ka bërë debutimin me Burnley, Jasir Asani zgjodhi të transferohej në Iran, Ernest Muçi sapo është rikuperuar nga dëmtimi te Beshikash, ndërsa Nedim Bajrami duhet të gjejë një skuadër tjetër në ditët e fundit të merkatos së verës.

Në mbrojtje, dyshimet lidhen me Ismajlin që vazhdon rikuperimin pas dëmtimit me Torinon. Me të njëjtën skuadër, Kristjan Asllani duhet ende të debutojë pas largimit nga Inter.

Në një analizë në vija të trasha, situata e lojtarëve shqiptarë nuk është nga më të mirat në këtë moment, shkruan abcnews.

Të gjitha këto dyshime do të marrin përgjigje të premten, kur Silvinjo pritet të publikojë listën dhe të shpjegojë zgjedhjet e tij në konferencën për mediat.

Deri atëherë e sigurtë është, që tekniku duhet të gjejë zgjidhje, sidomos për sfidën e 9 shtatorit kundër Letonisë, e cila është shumë e rëndësishme në fushatën eliminatore të Kupës së Botës.

Share This:

Tags: Sylvinho
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje

26 October 2026
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026
RELATED Stories for you
Sport

Sylvinho fton 24 lojtarë për ndeshjet e

30 August 2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë,

Futboll Sport

Armand Duka: Akoma nuk kemi rinovuar me

29 June 2024

E ardhmja e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho është çështja kryesore aktualisht në futbollin

Futboll Lajme Sport

Sylvinho merr një ofertë nga një klub

28 June 2024

E ardhmja e Sylvinhos në krye të shtabit teknik të Kombëtares së Shqipërisë është

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.