
Sveçla publikon pamje të urës së re në Mitrovicë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar një fotografi të njërës nga urat mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka uruar qytetarët për urën e re, ndërsa në pamje duken edhe veturat që po qarkullojnë.
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re!
