Thursday 26 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimet për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në

Probleme teknike në seancën e Kuvendit Komunal në Gjilan, reagon Burhan Isufi (PDK)

Premtohet qasje e barabartë në shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e mitur dyshohet se u dhunua seksualisht – arrestohet

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në Bruksel

U arrestua në Merdarë me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici shqiptar

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661 prej tyre ishin shqiptarë

Ngatërresë mes vëllezërve për një pronë në Gjilan, përfundojnë në mbajtje

Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë

 Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të Kamenicës
Lajme

Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të Kamenicës

23 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është kthyer në politikë. Dhe sërish në garë për Kamenicën.

Ai ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Postimi:

Nga Kika e Hogoshtit fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim.

Malësia e bukur me fshatrat e saj të veçanta, qyteti ynë simpatik dhe mbi të gjitha njerëzit e mirë e të dashur janë arsyeja pse po rikthehem të garoj për Kamenicën.

Gjatë viteve të fundit kam investuar në zhvillimin tim personal e profesional dhe kam përfunduar studimet e nivelit master në Londër, në drejtimin “Politika e Klimës, Inovacionit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Ky ishte një hap i rëndësishëm, sepse përvoja në qeverisje më ka dhënë praktikën, ndërsa studimet më kanë dhënë vizionin. Sot i kuptoj edhe më qartë nevojat e një komuniteti: si ndërtohet zhvillimi, cilat boshllëqe duhen mbushur dhe cilat mundësi duhet kapur.

Ky drejtim më ka përforcuar bindjen time: rruga është zhvillimi, prioriteti është qytetari, dhe synimi është Kamenica krenare!

Bashkë me ekipin tim, kandidatët për asamble, aktivistët e përkushtuar dhe mbështetësit, ditëve në vijim do të tregojmë se pse Kamenica ka nevojë për ne dhe pse duhet të na besoni.

Kjo është dëshmia: lista më e plotë që i duhet një qyteti. Me Labinotin (1), Djellonën (2), Ardianën (3), Sinanin (4), Blinerën (5), Besimin (6), Besën (7), Albanin ( , Besianin (9), Jetonin (10), Albertin (11), Sarën (12), Besimin (13), Naimin (14), Miniveren (15), Bekimin (16), Bardhin (17), Ramizen (18), Albanën (19), Aurelin (20), Meritonin (21), Kushtrimin (22) dhe Magbulen (23).

Nga secili kënd i qytetit tonë, këta emra janë garanci për ndershmëri, përkushtim dhe sinqeritet. Të radhitur me short, pa renditje te paracaktuar, sepse secili është i barabartë në këtë mision: Kamenica e drejtë, Kamenica turistike, Kamenica që na bënë krenarë.

Rikthimi im është më shumë se një hap politik. Rikthimi im është rikthimi i besimit se secili trajtohet me dinjitet, se mund të punohet pa dallime dhe me drejtësi. Është rikthimi i meritës, transparencës, investimeve dhe vëmendjes pozitive. Ky rikthim është kthimi i institucioneve te qytetari, jo si vegël e pushtetit por si shërbim për të gjithë.

Sot shpall kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Kamenicës, me bindjen e plotë se së bashku mund t’ia rikthejmë Kamenicës jo vetëm zhvillimin, por edhe dinjitetin. Përtej dallimeve e inateve politike, është koha të bashkojmë potencialin. Bashkë mund të zgjidhim hallet e përbashkëta, bashkë mund të krijojmë jetë më të mirë.

Unë besoj në Kamenicën. Unë besoj në juve. Unë jam gati me ju shërby prapë!

Për çdo familje, për fitoren tonë të përbashkët!

Share This:

Tags: Qendron Kastrati
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimet për emërimin

26 February 2026
Arte tjera

Çun Lajçi: Si filozofët grekë jam ba

26 February 2026
Lajme

Probleme teknike në seancën e Kuvendit Komunal

26 February 2026
Lajme

Premtohet qasje e barabartë në shërbime shëndetësore

26 February 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.