
Komuna e Gjilanit: “Së shpejti lëshohet edhe çerdhja e gjashtë e re në Gjilan”
“Fëmijëve të Komunës së Gjilanit po u shtohen çerdhet dita ditës e krahas saj po përmirësohet edhe infrastruktura e atyre aktuale, duke ofruar kushte moderne“, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar çerdhen e sapo ndërtuar afër rrugës qarkore e cila po kompletohet.


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edhe një çerdhe e re po bëhet gati shumë shpejt, duke e çuar në gjashtë totalin e çerdheve të ndërtuara gjatë këtij mandati.
“Sot vizituam çerdhen pranë rrugës qarkore, që tashmë është përfunduar nga jashtë dhe po kompletohet brenda. Shumë shpejt, fëmijët tanë do të kenë mjedise moderne, të sigurta dhe me standarde bashkëkohore për të mësuar dhe për t’u argëtuar”, tha kryetari Alban Hyseni.
