
Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Mirlind Dakut
Mirlind Daku ishte bërë objektiv i fyerjeve të tifozëve të Zenit St. Petersburgut derisa skuadra e tij, Rubin Kazan e zhvilloi ndeshjen e Kupës së Rusisë me vendësit në Shën Petersburg më 12 gusht.

E tash, Komiteti i Kontrollit dhe i Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit ka vendosur që ta gjobisë klubin e njohur rus me një shumë modeste prej 213 eurosh.
Për ironi të fatit, përfaqësuesi shqiptar gjatë kësaj vere ishte pranë transferimit pikërisht tek Zeniti, por në fund gjithçka dështoi dhe futbollisti nga Kosova qëndroi në Kazan tek Rubini.
Tifozët e Zenitit njihen si pro serbë, prandaj edhe e kanë shfaqur urrejtjen ndaj futbollistit shqiptar.
Futbollisti gjilanas po shkëlqen në futbollin rus, ndërsa i ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash.
Ndonëse spekulohej se mund të përfundonte në Turqi, Daku vendosi të qëndrojë në Rubin Kazan, me të cilin e vazhdoi së fundmi kontratën me një përmirësm të ndjeshëm të rrogës.
