Monday 23 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gati dy orë takim Kurti-Abdixhiku për çështjen e presidentit

Emërohen drejtorët e rinj të Komunës së Gjilanit

Drenica dhe Prishtina e Re duan fitoren, formacionet zyrtare

Publikohet hulumtimi i gjuhës së urrejtjes në internet ndaj grave gazetare

Parashikimi i motit për të hënën, 23 shkurt 2026

“One Battle After Another” fiton çmimin kryesor në BAFTA Awards

Leonardo DiCaprio mbetet pa çmim në BAFTA 2026, ndërsa ‘One Battle After Another’ triumfon

Konferencë ndërkombëtare në Bolonjë për Arbëreshët e Italisë, pjesëmarrës edhe studiues nga Kosova

E konfirmon Qeveria: Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00

Takim mes Komunës së Kamenicës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës për projektet kadastrale

 U regjistruan temperatura deri në 42°C – korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
Lajme

U regjistruan temperatura deri në 42°C – korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

11 August 2025 0 Comment 3 min read

AA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në muajin korrik është regjistruar temperature rekorde, mbi 40 gradë Celsius, duke tejkaluar kështu rekordet historike të regjistruara ndonjëherë.

Sipas Insitutitit, vlerat maksimale prej 42.4°C në Klinë dhe 42.3°C në Han të Elezit janë të pashembullta në historinë klimatike të vendit dhe tregojnë një devijim të madh nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj.

“Rritja e temperaturave ekstreme është një nga pasojat më të drejtpërdrejta të ngrohjes globale. Modelet klimatike dhe raportet ndërkombëtare (p.sh., IPCC) parashikojnë se Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin, do të përballet me më shumë valë të të nxehtit, thatësira të gjata dhe reshje të rralla por intensive. Korriku 2025 përkon me këtë tendencë, duke reflektuar një klimë gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe të ngarkuar me energji termike”, thuhet në njoftim.

Temperatura më e lartë e mëparshme në Kosovë ishte ajo e regjistruar në Prizren në vitin 1987 me 40.8°C.

“Kalimi i kësaj vlere pas 38 vitesh tregon një trend rritës të ngrohtësisë, jo si fenomen i izoluar por si pjesë e një procesi afatgjatë të transformimit klimatik”, thuhet në njoftim.

IHMK ka renditur edhe pasojat dhe rëndësinë:

– Shëndetësore: Rritje e sëmundjeve të lidhura me të nxehtin (goditje termike, probleme kardiovaskulare).
– Ekologjike: Stres për bimësinë, kafshët dhe ekosistemet ujore.
– Ekonomike: Dëme në bujqësi, rritje e konsumit të energjisë për ftohje dhe rrezik për infrastrukturën.

“Ngjarjet klimatike të korrikut 2025 përbëjnë një sinjal të qartë për domosdoshmërinë e veprimit të menjëhershëm dhe të koordinuar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike. Institucionet përgjegjëse duhet të fuqizojnë monitorimin meteorologjik, planifikimin urban, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe politikat mjedisore për të minimizuar rreziqet në të ardhmen. Në këtë kontekst, korriku 2025 nuk është thjesht një muaj i nxehtë, por një konfirmim i paralajmërimeve shkencorore për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike”, përfundon njoftimi.

Share This:

Tags: Moti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

Gati dy orë takim Kurti-Abdixhiku për çështjen

23 February 2026
Kuriozitete

Emërohen drejtorët e rinj të Komunës së

23 February 2026
Futboll

Drenica dhe Prishtina e Re duan fitoren,

23 February 2026
Ciceroni

Publikohet hulumtimi i gjuhës së urrejtjes në

23 February 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 23

23 February 2026

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fryjë

Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 22

22 February 2026

Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët deri në orët e mëngjesit, kur lokalisht

Lajme

Parashikimi i motit për sot, e shtunë

21 February 2026

Sot parashihet të jetë mot i vranët, i shoqëruar vende-vende me reshje shiu të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.