Kryetari Haliti ndau mirënjohje për mësimdhënësit e deritanishëm, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi për t’i falënderuar për kontributin e tyre shumëvjeçar në fushën e arsimit.

Përndryshe, sot mësimdhënësi Ismet Alidema është pensionuar kurse mësimdhënësi tjetër, Habib Rexhepi, pritet të kaloj si profesor universitar në Universitetin “Kadri Zeka “ në Gjilan.
Me këtë rast, kryetari Haliti, pos që i falënderoi ata për kontributin e çmuar, u ndau edhe nga një mirënjohje, duke lavdëruar ata për punën e tyre në edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e arsimit në komunën e Vitisë.
Përndryshe, nga një fjalë rasti patën edhe dy pedagogët, þë cilët e falënderuar kryetarin për respektin dhe mirënjohjen që shprehu ndaj tyre.
