
Moti për ditën e sotme: Me diell, maksimalja deri në 38°C
Sot parashikohet mot jashtëzakonisht i nxehtë dhe me diell në orët e mëngjesit.

Gjatë pasdites, kryesisht në zonat malore dhe ato përreth – përfshirë rajonet veriperëndimore, jugore, juglindore dhe lindore, priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 15-47 km/h, njofton MeteoKosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 38°C.
Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditjes e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
