Thursday 8 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, dëmi mbi 1 milion euro

Nesër (e premte) mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

Parashikimi i motit për të enjten, 08 janar 2026

LDK-së i rikthehet një mandat, merr 15: PDK bie në 22

Numërimi prek fundin, një ulëse ende në lojë

Europa në kaos për shkak të dimrit dhe të ftohtit

Lumi Vjosa del nga shtrati, niveli i ujit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin

Dalja nga Kosova, pritjet këtë mëngjes deri në 20 minuta

Vërshime në shumë komuna të Kosovës, reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot

Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

 Miratohet “ligji i madh dhe i bukur” i Trump, përfundon seanca maratonë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan
Lajme

Miratohet “ligji i madh dhe i bukur” i Trump, përfundon seanca maratonë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan

3 July 2025 0 Comment 3 min read

AA

Seanca e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan përfundoi pas më shumë se 24 orësh diskutimesh të pandërprera, dhe në fund u miratua reforma gjithëpërfshirëse fiskale dhe buxhetore, e njohur si “ligji i madh dhe i bukur”, siç e quan presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Propozimi i ligjit u miratua me 218 vota pro dhe 214 kundër.

Kjo reformë kishte marrë mbështetjen e nevojshme disa ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, por gjatë miratimit në Senat pësoi shumë ndryshime, prandaj teksti duhej të kthehej sërish për miratim në dhomën e ulët.

Kjo pasoi një dramë që në politikën amerikane nuk është parë prej kohësh, për shkak të disa republikanëve që refuzuan të votonin “pro” në atë që njihet si “votim procedural”, pra votimi për të nisur diskutimin mbi një ligj apo iniciativë.

Lideri i shumicës republikane dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, mbajti hapur “votimin procedural” për shtatë orë, deri sa arriti të bindë mjaftueshëm kolegë të tij të ndryshojnë votën dhe të nisë diskutimi për ligjin e Trump.

Më pas u mbajtën fjalime të shkurtra nga shumë kongresistë, dhe në fund foli Hakeem Jeffries, lideri i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili kishte kohë të pakufizuar për fjalimin e tij.

Ai shfrytëzoi këtë mundësi për të mbajtur një fjalim prej disa orësh, duke folur për ndryshimet që do të sjellë reforma e Trump për përfituesit e programeve sociale në SHBA. Pas tij foli edhe Johnson, dhe më pas u zhvillua votimi, ku shumica e përfaqësuesve votoi për ligjin, duke e miratuar atë zyrtarisht. Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të nënshkruhet nga Trump, gjë që pritet të ndodhë brenda dy ditëve të ardhshme.

Share This:

Tags: Senati Amerikan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë

8 January 2026
Futboll

FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e

8 January 2026
Lajme

Nesër (e premte) mbahet seancë e jashtëzakonshme

8 January 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 08

8 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Për herë të parë çështja e shqiptarëve

19 May 2023

Për herë të parë në histori, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës u

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.