
“Për çka iu kemi zgjedh”, shoqëria civile protestë para Kuvendit
Me pankartat në duar “Institucionet nuk janë pazare”, “Loja juaj pasojat tona”, “Punën e shtetit mos e le për mbasnesër”, “Për çka iu kemi zgjedh”, organizatat e Shoqërisë civile po zhvillojnë sërish një performancë simbolike para fillimit të seancës në Kuvendin e Kosovës.

Me anë të këtij aktiviteti ata po shprehin pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar me moskonstituimin e kuvendit edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
