
Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”
Në mëngjesin e sotëm, e shtunë, 27 qershor 2025, është njoftuar për një rast vdekje në Gjilan.

Rastin për TV Gjilani e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale, Valon Osmani.
Sipas policisë, viktima është gjetur në orët e hershme të mëngjesit, pa shenja jete.
“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi zyrtar nga policia:
VDEKJE E DYSHIMTË
Gjilan 27.06.2025 – 05:50. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.
